Edhe
pse nuk dua të shkruaj për politikën duket se nuk e shmang dot .Jo pak
herë në jetën time ''ma ka zënë rrugën''edhe pse jam përpjekur ti jap
jetë nga nderi,dinjiteti, pervoja e marrë nga shkollat dhe raportet me
njerëzit që jeta më ka dhuruar.Ajo tashmë është shndërruar në një mjet
pa zot hedhur për konsum.Jo pak herë kam preferuar ti ''afrohem''
asaj përmes disa formateve që shkollat perëndimore ofrojnë,i qasem
përmes letërsisë së angazhuar, pikturës ,,,edhe pse ajo është karrikaturë ,por papritur kuptoj se ajo qenka shndërruar në sport, në
një lloj sporti që akoma nuk ka as rregulla e as platformë,as strategji
ku cdo aksident i mundshëm mund të jetë një lloj kërcënimi jete.Në fakt
politika ajo që duhet të shtrojë ''rrugët '' nga ku kalon jeta jonë
është shndërruar në tokë të minuar, në bunker, në mister , në aksident
nga ku priten vetëm pasoja ndërkohë kur Bismark e konsideronte atë art i
zgjidhjes. Po e quaj aksident më mirë (jo rastësisht),,,sepse të gjithë
tashmë e kemi parasysh momentin kur ai ndodh ,,,por pasojat i shohim më
vonë edhe pse ndodh që mund edhe të mos i shohim kurrë kur ky aksident
ka gjymtuar mendjen.Cfarë e udhëheq ekonominë??? Po arsimin, drejtësinë?
Ne po shohim shpërthimet si prej eksplozivi në cdo aspekt dhe jo vetëm
në ndërtimet me leje/pa leje,pastaj zhurmën që krijohet për ta , debatet
pro dhe kundër, shfaqjet se po ndërtojmë gjithpjesmarrjen ku fjalët
nuk kanë as forcë dhe as mundësi të shërojnë pasojat që aksidenti
politik ka shkaktuar. Biznese të rrënuara, djersë e cuar dëm, ëndrra e
projekte gjithashtu , nuk po them para,por vepra të lena peng i
aksidenteve politike dhe politikanëve aksidentalë.Trashëgimnija jonë
politike është sa e varfër aq dhe e pasur, sa e njohur aq dhe e panjohur
,por ajo ekziston dhe nuk mund tia leme aksidentit politik dhe atë ta
shkulë nga themelet në aksidentin-pritë e rradhës.Trashëgimnija jonë
ekonomike e ndërtuar me mund dhe djersë është në duar politikash
sezonale. Modelet e krijuara po përmbysen para syve tanë si ikonat e
shenjta në vitin 67 duke mallkuar të ardhmen pa të ardhme. Duket si
luftë për të ndërtuar cfarë? -Ndonjë perandori ?! Duket si një rrugë që
nuk të con askund. Si një fat i paracaktuar që të përmbys në mënyrë
fatale...
Edhe pse nuk
dua të flas për politikën ...po e bëj sepse nuk dua që përgojimi i saj
të jetë ''axhetacione -propaganda '' e dikurshme që kryqëzonte jetë,
njerëz , fate .Sipas një raporti të OKB -së vetëm 57 % e popullsisë së
botës mund të quhen plotësisht demokratike nga ku lind dilema ime nëse
një popull gëzon demokracinë a është kjo meritë e tij apo e liderëve që
zgjedh?!
Politika jonë duket si një aksident ku populli tifoz,
viktimizohet, deformohet ,anohet ,duke shkaktuar një kaos jo vetëm
politik por dhe shoqëror ,kulturor, që madje ndërhyn edhe në cdo qelizë
jete. Dilemë e madhe ; ta refuzosh këtë lloj aksidenti politik, apo ti
nënshtrohesh atij ! Duket sikur ka kthyer përmbys edhe bazat mbi të
cilat u ndërtuan sistemet politike . Kur Sartori etimologjikisht
shprehej ...''Demokraci = Demos + Popull+kratis= sundim, pushtet''
keqpërdorimi vazhdon , regjimet keqpërdorin konceptet si ajo kafshata e
hedhur në turmën e uritur ... Nuk e di nëse populli është i etur për
demokraci apo nuk ia njeh aspak konturet asaj, si tërësi të drejtash por
edhe përgjegjësish nga ku rregulli është djep i cdo lirije.Unë nuk e di
se kush i drejton fatet e vendit tonë , edhe pse thellë -thellë mendoj
se sejcili duhet të drejtojë jetën e tij, fatin e tij në mënyrë jo
aksidentale, as të nënshtruar deri në verbëri kulturore, ekonomike,
politike.Askush nuk mund të jetë dhurues i të mirave tona, nuk duhet të
jetë,përndryshe prirjet autoritare janë aty, si metastaza të vjetra
regjimesh të padrejta që na përndjekin. Ata që drejtuan shkencën duket
se duhet ta drejtojnë edhe politikën si jo aksident.Dikur Ajnshtajni
fliste për ''antropologji globale''si një sistem vlerash civile
,qytetare, morale dhe juridike...Ishte viti 1947...Ishte vetëm një
përpjekje gjeniu drejt qëndrueshmërisë globale. Antropologjia e shumicës
në demokraci është e lidhur ngushtë me atë individuale që nuk duhet
mbytur kur i shërben jetës ( tri pyetjet e Erisa Zykajt )...që politika
aksident të mos përmbysë liri, të drejta ,përgjegjësi, detyra ... Edhe
pse termi '' aksident'' shkakton frikë parandalimi i tij në politikë
është i mundshëm, është njerëzor .Si ta shpëtojmë politikën aksident nga
pasojat që vazhdojnë të kërcënojnë ardhmërinë ???
Marjana Bulku
Tetor 2014
Botuar tek gazeta ''Dielli'' NY
No comments:
Post a Comment