Nuk ia bëra
dot asnjë hotel qytetit
as kafene a
kjoskë,
as shtesë
pallati, por në t'vetmen librari si në tempull futem...
I
pandalshmëm vrulli ofensiv
i
pushtuesve
joturq
fundfillimi
i këtij shekulli barbar, barbarësh.
I bëra foto
qytetit...
e për ore të tëra u zhyta
jo në detin blu, por në blunë e thellë mendim.
C'të dhemb më shume qyteti im?
sulmi barbar apo ikjet pa kthim?
E vizitoj parreshtur qytetin tim
edhe pllakat e thyera teksa numeroj
kalldremeve të vështira
ku qytetaria si mozaik i thyer
zhurmshëm vallëzon
me zërat ku ndjehen ca lutje t'përmallta.
Ia ndjeva ikjet
e vera më dhimbsej
kur studentët i rralloheshin
e hapat fin nën bli
prej fluturime sorrash pushtoheshin
Nëpër cdo ikje fjalët kalbëzoheshin
si gjethe vjeshte.
E prej atëherë
vjeshtës
xheloze me xhelozi
ia ''ruaj'' cdo gjethe.
Dhe kur ika
prej aty...
S'di nëse
kam ikur ndonjëherë,
ngrihem me
ty,
ëndërroj
aty
dhe orëve
të pakta të gjumit
me ty
''flej''.
No comments:
Post a Comment