Fjalët e saj do ti mbeteshin në mendje kujtdo, për peshën e mendimit
që mbartin, për tonin me të cilin ajo i shqipton ato dhe jo vetëm në
respekt të viteve të gjata që mbart mosha e saj ,,,Eshtë e cuditëshme
se si grave të tilla vargu i gjatë i viteve ju vesh një lloj fisnikërie
që zbukuron portretin edhe pse i plakur nga rrudhat, thinjat dhe vulat e
viteve . Thjeshtësia e saj njerëzore jasht skenës dhe rolit më bën të
kuptoj se nuk është vetëm fama ajo që fisnikëron portretet e nënave apo
gjysheve tona... Keni provuar t'ju uleni pranë, të bisedoni me ta duke
ju shtrënguar duart me dashuri , ti pyesni në atë mënyrë sikur mendimi i
tyre është i rëndësishëm për ju? Ato flasin e flasin ,,, kanë aq shumë
për të thënë ndoshta edhe pse jo gjithcka thonë ka vlerë por është
vemendja jonë ajo që din të përzgjedhë atë që ka vërtet vlerë duke ju
falur atyre ndoshta të fundit kënaqësi jete. Gjyshja ime nuk është e
famshme por jeta e saj ka kaq shumë histori sa cdo grua e MADHE do të
kishte dashur ti dinte . Sepse jeta është shkolla e vërtetë ku
parakalojnë vlerat tona : dinjiteti, nderi , krenaria, poshterimi,
dhunimi, mbijetesa, forca.''Vuan më shumë ai/ajo që urren sesa ai/ajo që
urrehet'' - Kështu tha ajo Gruaja e MADHE (që të madhe nuk e bëri vetëm
skena) ,nëpër një bisedë rutinë që i erdhi natyrshëm duke kujtuar
ndoshta dhe përvojat e viteve të saj, punës, roleve të shumta ku mbase
dhe ajo është urryer pa shkak,,,A mos ndoshta urrejtja është ndonjë
derivat i xhelozisë së sëmurë?! Nuk e di, merreni si konkluzion të
nxituar përkufizimin tim hipotetik.'' Kështu më mësonte mama'' -
Përsëriste shpesh e madhja Tinka Kurti edhe pse mban 80 e ca vite mbi
shpinë. Dhe unë e përsëris me vete e s'di pse sot dua ta them me zë të
lartë sepse ato mamat tona na thanë e rrëfyen shumë,,,janë objekt
kujtimesh personale por jo vetëm personale,,, Jo rrallë herë shembujt e
thjeshtë frymësojnë, edukojnë. Jetojmë një realitet të cuditshëm ku
ekranet pushtohen nga bukuri të retushuara, që duam apo s'duam na
imponohen nga reklamat, kopertinat e fotografive dhe fjala ka
shpejtësinë e jo dritës ( atë të zërit)... Prandaj, pikërisht ca fraza
-jete grash që të mëdha nuk i bëri as bukuria, as fotoshopi, as
pushteti ,as paraja, por vetë jeta ,puna, vështirësitë janë dhe do të
jenë objekti im i vazhdueshëm. Dhe mama e mësonte atë të madhen jo vetëm
prej viteve por edhe sukseseve të saj pafund se si në jetë duhet të të
udhëheqë gjithmonë DIJA. Takimi me Tinka Kurtin më shumë sesa
madhështinë e takimit me një artiste të madhe m'u duk se më dhuroi
prezencën e nënës, gjyshes që njeriu mundëson ti ketë pranë edhe pse jo
fizikisht përmes fjalëve, kujtimeve, copëzave të jetës edhe pse ndoshta
të vështira. Jeta e saj është një tablo ku bashkëjetojnë të gjitha
ngjyrat duke i dhënë jetë dhe kuptim shoqja-shoqes. Nëpër rrëfimet e saj
unë kuptoja se brenda moshës jeton rrugëtimi ynë ku e shkuara bardh e
zi ka shkëlqimet e arta të fshehura nga sistemet dhe ku e ardhmja gri ka
ngjyrat e vjeshtës ku ndonjëherë bashkëjetojnë të gjitha stinët .
Lotët e saj teksa interpretoi aq natyrshëm tek ''VATRA
panshqiptare nuk ishin vetëm lotët e saj,,,ishin LUTJE të ASAJ që i
ka falur aq shumë atdheut të vet.Ajo hyri kaq spontanisht te VATRA ,por
mbeti përjetësisht aty në kujtesën time, (edhe unë e vizitova për herë
të parë VATREN atë ditë) sepse të gjitha vargjet e recituara prej saj me
aq ndjenjë në kaq shumë vite jetë, ishin kaq pranë me autorët e tyre që
vishnin muret , që flisnin përmes të përkushtuarit zotit Dalip Greca .
Fishta, Noli, Koliqi , Konica,,, ( i kisha shpjeguar ne programet
mësimore por këtu ato mu dukën vitalë)mijëra kontribues që i dolën zot
atdheut në ditë të errëta. Në dalje të godinës ( si teqe shqiptarësh)
ajo prek një libër të nanës Terezë dhe vargjet e saj LUTJE ndoshta ishin
lutjet e gjithë popullit të një Artistje që i takon gjithë popullit të
saj.Për të përjetësuar njerëz dhe vepra nuk nevojiten vetëm akte madhore
a ngjarje,dreka apo darka pompoze ....Mjaftojnë ca xheste të vogla
(falemnderit mundësuesve Adem Belliu drejtues i Albanian Culture TV New
York që solli artisten këtu dhe Dalip Greca për atë mjedis aq
sistematik) për të prezantuar anët e vërteta të jetëve njerëzore që
dijnë të shkëlqejnë në cdo kohë, në cdo vend, edhe kur dritat e skenës
janë shuar dhe perdja ka rënë... shfaqja vazhdon nëpër mendjet tona
!Marjana BulkuNew York
No comments:
Post a Comment