të këqijat, eksperiencë.
Ditët e lumtura të bëjnë të ëmbël
vështirësitë të bëjnë më të fortë''...
Janë fjalë me të cilat filloj ditën, punën ,por jo pak herë meditoj jo vetëm për ditën , castin por edhe për vitet, jetën, jo vetëm timen.Fati kolektiv jo pak herë ka qënë në duar individësh që nuk kanë dashur, mundur të dhurojnë lumturi,përkundrazi.Thonë se turmat e dhunuara janë më të urta e të bindura por unë nuk mendoj ashtu pasi kam idenë se dhuna e shtazëron më fort njeriun duke e bërë të paparashkueshme sjelljen e tij.E shkuara, e tashmja janë përjetime personale por që në realietin shqiptar kanë qënë të ndërlidhura me kolektiven, për shkak të sistemit që përjetuam, përjetojmë. Mohimi i lirisë është ai cka shkakton padrejtësi dhe padrejtësia trazon, në cdo kohë , madje edhe atëherë kur mendohet se mund të jetë harruar.Padrejtësia ,kjo shfaqje e dhunës si mohim, izolim,burgim,internim,etj shpalosi të gjitha format e saj në funksion të deformimit të njeriut, karakterit të tij duke e shndërruar atë në një mjet sepse vetëm kështu fshihej NJERIU, e vërteta ,duke stimuluar shpifjen ,trillimin e duke viktimizuar dinjitetin, robëruar mendimin e lirë,atë që oksigjenon jetën.Kjo ndodhi gjatë...
A do ta trajtojmë njëri-tjetrin si njerëz ,pa e provokuar, dhunuar, poshtruar,mohuar, vjedhur?
Kapaciteti njerëzor si aftësi individuale për tu përballur me aktet e mësipërme shpesh bëhet arenë e ndeshjes së akteve të mësipërme.Dhe kështu riprodhohet padrejtësia që nuk është gjë tjetër vec marrdhënia jonë me të drejtën.Dhe jo pak herë e drejta është marrdhënia jonë me të vërtetën, me ligjet e shkruara,me parimet , marrdhënia jonë me Njeriun.
Ne vijmë nga një sistem ku dhuna shpesh herë na erdhi edhe prej njëri - tjetrit, brenda llojit familje...pasojë e dhunës që pushtetet e padrejta nxisin, aspak cudi tashmë.Koha kjo mësuese jete ,falë demokracisë së brishtë na mësoi shumcka , madje na zbuloi përsëri persekutorët, shpifësit, përfolësit, ata që diktaturës i shkruanin letra anonime, hajdutët, ...janë kaq aktivë, mbase jo anonimë sepse demokracia u dha liri e pasuri, pozita e tituj , në përpjekjet e saj të brishta për ta trajtuar njeriun si të barabartë , shembi mure por njerëz të saj ndërtuan mure të tjera nga ato që vetëm rregulli dhe e drejta mund ti shembë.
Demokracia na mësoi se kur qytetarët janë indiferentë për fatet e tyre ,ajo vdes ngadalë.Prej capitjeve të saj kuptuam se vendin e ndërtojnë të gjithë, pavarësisht bindjeve ,ngjyrave, mendja udhëheq, fjala, ideja dhe se flamujt janë relike selish partish edhe pse gabueshëm valëviten mjediseve tona të ''lirisë'' . Shfaqjet që dha demokracia jonë e brishtë janë si nëpër vargjet e strofës së mësipërme ku shtoj edhe ca të tjera;''keqardhja na bën human suksesi fal shkëlqim por vec Zoti të bën që të vazhdosh përpara në jetë.''
No comments:
Post a Comment