Atyre nuk ju pëlqen liria ime. Kurrë nuk ju ka pëlqyer...As kur isha në
bankat e shkollës,as kur duhej të isha e lirë për të zgjedhur një
profesion që garantonte të ardhmen, as kur ajo (liria )u legalizua edhe
në kushtetutë. Nuk ju ka pëlqyer kurrë liria e një njeriu të mirë, të
drejtë ,korrekt, sepse...po sikur të krijoheshin shumë të tillë pastaj!!!
Cfarë të bënin me ta?! E për cfarë mund t'ju duheshin fundja?Po sikur
mijëra shpirtra të lirë të vrarë për një fjalë goje,për një dëshirë të
pamundur,për një ëndërr të ndaluar të rebeloheshin nga mungesa e gjatë e
lirisë e të kërkonin shpagim?!
Liri???
Ndoshta e kane urryer
konceptin e lirisë, fundja nuk kanë pasur asgjë kundra meje,teje,jush,
atyre shumë si unë që lirinë - rregull e kanë kyc në jetën e tyre
shpirtërore, familjare, shoqërore.
Nuk ju pëlqeu liria ime për të ndërtuar me djersë me nder, me pastërti.
Nuk ju pëlqeu liria ime për ti thënë të vërtetat,për ti mbrojtur ato.
Nuk ju pëlqeu liria ime për tu kujdesur për njeriun në nevojë, për atë që kërkon një dorë ndihme e kujdesi.
Liria
ime është e drejta ime për të dëgjuar atë që flet drejt dhe shtrembër,
atë që hesht dhe fshihet, atë që shpif dhe gënjen...Jam e lirë që për
sejcilin të duartrokas, flas, mbështes, kundërshtoj, shmang.
Kjo
është LIRIA ime që edhe nëse nuk ju pëlqen, ajo është sa shpirtrore, aq
edhe deklarative , sa e dukshme aq edhe e pashpallur ,por përherë
prezente si ajri që na ushqen me jetë.
Liria ime!!!...Mos ndoshta i bënte të tjerët të ndjeheshin më të lirë ,prandaj dhe nuk duhej
njohur,pranuar,respektuar.Ma mohuan lirinë. Ma shanë, dhunuan, deformuan
m'u përpara syve të mij dhe mijopisë së tyre. Më thanë se nuk kam të
drejtë të jem, të kem ,të mund.
Në fakt liria ime kishte dhe ka në
thelb njeriun, jetën,pastërtinë morale, familjare,mendore,ka në thelb
edukimin e vlerave më të mira nga familja ,shkolla, shoqëria.Liria ime
ëndërronte ,por nuk mbeti vetëm një ëndërr. Përmes punës ne ndërtuam atë
që kishim ëndërruar. Dhe produkti i ëndrrës tonë është atje, syzgjuar
,i pagjumë nga braktisja, i pasigurt nga largësitë që distanca
mjergullon.
Ti trembesh Lirisë është njësoj si të kesh frikë nga
jeta ,nga kjo dhuratë e bukur që kërkon përkujdesje e dashuri që në
embrion. Ta duash lirinë, ta shpjegosh se si ajo vjen në jetë dhe se si
kërkon vazhdimisht përkujdesje dhe përgjegjësi është mision jo
misionarësh por dinjitarësh që jeta skalit me prova dhe sprova.
Lirisë
mund t'i trembesh kur nuk e njeh atë, kur je rritur me mllefin e një
urrejtje të pa kuptimtë dhe frikën që të nxit ankthi përndjekës i
gabimeve të pafund në fshehtësi dhe joliri. Gjithcka e bukur lind nga
liria: Vargu,fjala,harmonia,dashuria, jeta,respekti,mirenjohja. Eshtë kahu tjetër cdo medaljeje.
Eshtë
shumë e shtrenjtë ,aq sa nuk blihet as në treg dhe as në panaire. Eshtë
si një thesar i trashëguar brezash...Prandaj luftohet për të.
Kronologjitë historike dëshmojnë se e drejta e mohuar padrejtësisht kur
fitohet quhet LIRI.
Atyre nuk ju pëlqente liria ime për të besuar
në një Zot, duke respektuar besimin e tjetrit, pa e përbuzur atë, pa ia
imponuar të mijat principe, pa dhunuar të tyret ,përvecse në rastet kur
ato janë perverse dhe kundërshtimi është detyrim lirie.
Ka disa Liri që trembin.Ka disa joliri që bashkëjetojnë me njeriun. C'paradoks !
Liria ime nuk më tremb, ajo robëron ligësinë, padrejtësinë.Ajo ndërton besimin, shpresën.
Eshtë e bukur liria ime!Ajo nuk dhunon,as përcudnon,përkundrazi u shpall luftë atyre sepse liria ime është e jetës liri.
Marjana Bulku (gusht 2014)
No comments:
Post a Comment