Nëpër rrugëtimin e gjatë në kohë dhe hapësirë, individit si pjesëz
shoqërore i është dashur të përjetojë ;sisteme,konflikte,situata me
armiq imagjinarë dhe reale.
Dhe si
në cdo terren ku kaosi apsurd prodhon ‘’botën pa jetë’’,dikush arrin
në fund të rrugës, dikush e humb atë, dikë tjetër e hedhin tej ,dikush
kërkon,humbet një tjetër,vdes nga uria, thërret si ai fëmija e vogel që
‘’prindi i papergjegjshem’’- shtet e la vetëm pa ia mësuar mirë
‘’hapat’’ e domosdoshëm.
Ky është individi dhe fati i tij
përherë i brishtë,gjithmonë ‘’ i vogël’’duke tentuar cdo cast ‘’të
rritet’’ në ‘’botën e pa jetë’’ ku ligjet e shkruara mbeten jo pak herë
nëpër letra, ndërsa ato të pashkruara bëjnë ligjin.
Për ta sjelle
në jete ,nga ‘’asfiksia’’e gjatë këtë lloj bote ku sistemet thuren dhe
shthuren nga roli i Njëshit( theksoj roli,jo nga njëshi personalisht,
pasi jemi vete ne ato që amplifikojmë atë) nuk mjafton vetëm liria,por
edhe rregullat, nuk mjafton vetëm dis/informacioni,por edhe sistemimi
dhe edukimi me të,nuk mjafton vetëm ajri,por edhe cilësia e tij.
Mjaftueshmëria dhe pamjaftueshmëria shfaqen në një përballje të vazhdueshme;
Kemi mjaftueshem parti,por pak liri (duke nënkuptuar edhe rregullin këtu),
Mjaft
premtime,por pak realizime,ka mjaft pushtetare,por sa pak
eficence,mjaft slogane gjithpërfshirese,por sa pak shtrëngime të
sinqerta duarsh me mikun,kolegun,kundërshtarin.
Dicka tepër e
rëndësishme ka humbur nëpër këtë rrugëtim edhe pse ndryshoi modelin ,
asnjëhere thelbin e vet.Eshtë fjala për një lloj tjetërsimi që ndodh në
kushtet e dhunimit të karakterit nga poseiduesit e fuqisë që ndodhi
gjate…aq gjate sa nuk po di ta fiksoj kalendarisht,as te parashikoj
fundin për fat të keq. Di vetëm se ky lloj individi urren dhunën që e ka
tjetërsuar dhe rebelohet në forma të tërthorta ndaj saj dhe asnjëherë
nuk shpërthen ndaj dhunuesit të vet ,duke viktimizuar të tjerët ndërkaq.Mungesa e
durimit dhe tolerances, mungesa e dialogut dhe komunikimit dhe prirja
për revansh jane FYTYRA e vërtetë e metamorfozës së shpirtit të
individit që totalitarizmi e përcudnoi.E nëse plaget mjekohen,injektohen,mbyllen, shpirtrat e plagosur i gërryen dhembja…
KUJDES me ta!
Fenomeni
i tjetërsimit të individit në kushtet e dhunimit të karakterit nuk e
prodhon vetëm sistemi politik,por edhe ai kulturor,ekonomik dhe
shoqëror.Ky tjetërsim shfaqet si : -mbijetesë dhe si-interes në t% dyja rastet me pasoja negative pasi të privon nga bota e gjallë e vetvetes.
‘’Loja’’
me individin i ngjan asaj me maska ku rolet nuk jane pjesë e karakterit
(ai është nën trysni të vazhdueshme) .I brishti,tolerant
,rebeli,agresivi, ,,nën fytyra maskash dhe kur kjo bie ,ai i brendëshmi
karakter shpërthen.
Nuk jetoi vërtetesisht,i privuar nga vetvetja
dhe të tjerët në një realitet ku vetëm shpresa se rregulli është mbi
cdo lloj lirie është garanci.
Dhe ndoshta akoma shpreson apo pret
që E DREJTA të orientoje tregun e gjerë të padrejtësive.E ndërsa
individi përfshihet në luftën mes këtyre të dyjave mos vallë është
detyruar të tjetërsohet për të ‘’përfituar’’ një të drejtë më shumë në
botën që mund të bëhet gjithnjë e më e padrejtë nëse nuk funksionojnë
disa rregulla?!
Të drejtat e minoriteteve, të drejtat e
homo…,etj,etj,etj….Po për të DREJTAT e të DREJTEVE a do kujtohet kush
ne botën që vrapon?!
Mos ndoshta duhet të tjetersohen edhe këto në të padrejte e të hyjnë në rreshtin e gjatë të përfituesve?!
Vështirë të ketë shoqëri perfekte,kjo tashmë dihet por mbikqyrje kujdesi ndaj saj duhet të ketë në mënyrë të vazhdueshme,madje në cdo qelize(familje,institución).Rreshtojmë
mënyrën e tyre të të votuarit,por kurrë problematikat që gjeneron një
shoqëri e për më tepër e dhunuar e që cdo ditë imiton atë.
1.Mbikqyrja ekonomike dhe 2. Mbikqyrja sociologjike
janë dy nga sfidat e rëndësishme për të strukturuar atë që shpesh herë
duket e pamundur ;INDIVIDIN. Personalisht këmbengul që përmes procesit
te EDUKIMIT pse jo edhe atij fetar mund te iket nga tjetërsimi .Vetëm
përmes edukimit mund të iket nga kompleksiteti provincial,nga frika se e
panjohura është errësire e pakapercyeshme,iket nga TOTALITARIZMI.
Dua
të sjell në vëmendje Frojdin (ashtu sic bej zakonisht) dhe kompleksin e
tij të Edipit ikja prej të cilit bëhet përmes edukimit
nënë-bir/bije.Apo Ikja nga kompleksi i Rozafes që sipas Fugës, bëhet po
nëpërmjet EDUKIMIT pasi themelet e forta nuk kanë nevojë për kurbane
jete ,por për cilësi dhe perfeksion,planimetri dhe parametra
bashkëkohor.
Ikje nga tjetërsimi i individit nëpërmjet CLIRIMIT të tij!
No comments:
Post a Comment