Oct 30, 2016

Individi

Nëpër rrugëtimin e gjatë në kohë dhe hapësirë, individit si pjesëz shoqërore i është dashur të përjetojë ;sisteme,konflikte,situata me armiq imagjinarë dhe reale.
Dhe si në cdo terren ku kaosi apsurd prodhon ‘’botën pa jetë’’,dikush arrin në fund të rrugës, dikush e humb atë, dikë tjetër e hedhin tej ,dikush kërkon,humbet një tjetër,vdes nga uria, thërret si ai fëmija e vogel që ‘’prindi i papergjegjshem’’- shtet e la vetëm pa ia mësuar mirë ‘’hapat’’ e domosdoshëm.
Ky është individi dhe fati i tij përherë i brishtë,gjithmonë ‘’ i vogël’’duke tentuar cdo cast ‘’të rritet’’ në ‘’botën e pa jetë’’ ku ligjet e shkruara mbeten jo pak herë nëpër letra, ndërsa ato të pashkruara bëjnë ligjin.
Për ta sjelle në jete ,nga ‘’asfiksia’’e gjatë këtë lloj bote ku sistemet thuren dhe shthuren nga roli i Njëshit( theksoj roli,jo nga njëshi personalisht, pasi jemi vete ne ato që amplifikojmë atë) nuk mjafton vetëm liria,por edhe rregullat, nuk mjafton vetëm dis/informacioni,por edhe sistemimi dhe edukimi me të,nuk mjafton vetëm ajri,por edhe cilësia e tij.
Mjaftueshmëria dhe pamjaftueshmëria shfaqen në një përballje të vazhdueshme;
Kemi mjaftueshem parti,por pak liri (duke nënkuptuar edhe rregullin këtu),
Mjaft premtime,por pak realizime,ka mjaft pushtetare,por sa pak eficence,mjaft slogane gjithpërfshirese,por sa pak shtrëngime të sinqerta duarsh me mikun,kolegun,kundërshtarin.
Dicka tepër e rëndësishme ka humbur nëpër këtë rrugëtim edhe pse ndryshoi modelin , asnjëhere thelbin e vet.Eshtë fjala për një lloj tjetërsimi që ndodh në kushtet e dhunimit të karakterit nga poseiduesit e fuqisë që ndodhi gjate…aq gjate sa nuk po di ta fiksoj kalendarisht,as te parashikoj fundin për fat të keq. Di vetëm se ky lloj individi urren dhunën që e ka tjetërsuar dhe rebelohet në forma të tërthorta ndaj saj dhe asnjëherë nuk shpërthen ndaj dhunuesit të vet ,duke viktimizuar të tjerët ndërkaq.Mungesa e durimit dhe tolerances, mungesa e dialogut dhe komunikimit dhe prirja për revansh jane FYTYRA e vërtetë e metamorfozës së shpirtit të individit që totalitarizmi e përcudnoi.E nëse plaget mjekohen,injektohen,mbyllen, shpirtrat e plagosur i gërryen dhembja…
KUJDES me ta!
Fenomeni i tjetërsimit të individit në kushtet e dhunimit të karakterit nuk e prodhon vetëm sistemi politik,por edhe ai kulturor,ekonomik dhe shoqëror.Ky tjetërsim shfaqet si : -mbijetesë dhe si-interes në t% dyja rastet me pasoja negative pasi të privon nga bota e gjallë e vetvetes.
‘’Loja’’ me individin i ngjan asaj me maska ku rolet nuk jane pjesë e karakterit (ai është nën trysni të vazhdueshme) .I brishti,tolerant ,rebeli,agresivi, ,,nën fytyra maskash dhe kur kjo bie ,ai i brendëshmi karakter shpërthen.
Nuk jetoi vërtetesisht,i privuar nga vetvetja dhe të tjerët në një realitet ku vetëm shpresa se rregulli është mbi cdo lloj lirie është garanci.
Dhe ndoshta akoma shpreson apo pret që E DREJTA të orientoje tregun e gjerë të padrejtësive.E ndërsa individi përfshihet në luftën mes këtyre të dyjave mos vallë është detyruar të tjetërsohet për të ‘’përfituar’’ një të drejtë më shumë në botën që mund të bëhet gjithnjë e më e padrejtë nëse nuk funksionojnë disa rregulla?!
Të drejtat e minoriteteve, të drejtat e homo…,etj,etj,etj….Po për të DREJTAT e të DREJTEVE a do kujtohet kush ne botën që vrapon?!
Mos ndoshta duhet të tjetersohen edhe këto në të padrejte e të hyjnë në rreshtin e gjatë të përfituesve?!
Vështirë të ketë shoqëri perfekte,kjo tashmë dihet por mbikqyrje kujdesi  ndaj saj duhet të ketë në mënyrë të vazhdueshme,madje në cdo qelize(familje,institución).
Rreshtojmë mënyrën e tyre të të votuarit,por kurrë problematikat që gjeneron një shoqëri e për më tepër e dhunuar e që cdo ditë imiton atë.

1.Mbikqyrja ekonomike dhe 2. Mbikqyrja sociologjike janë dy nga sfidat e rëndësishme për të strukturuar atë që shpesh herë duket e pamundur ;INDIVIDIN. Personalisht këmbengul që përmes procesit te EDUKIMIT pse jo edhe atij fetar mund te iket nga tjetërsimi .Vetëm përmes edukimit mund të iket nga kompleksiteti provincial,nga frika se e panjohura është errësire e pakapercyeshme,iket nga TOTALITARIZMI.
Dua të sjell në vëmendje Frojdin (ashtu sic bej zakonisht) dhe kompleksin e tij të Edipit ikja prej të cilit bëhet përmes edukimit nënë-bir/bije.Apo Ikja nga kompleksi i Rozafes që sipas Fugës, bëhet po nëpërmjet EDUKIMIT pasi themelet e forta nuk kanë nevojë për kurbane jete ,por për cilësi dhe perfeksion,planimetri dhe parametra bashkëkohor.
Ikje nga tjetërsimi i individit nëpërmjet CLIRIMIT të tij!
                                                                                          

No comments:

Post a Comment

Featured Post

Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.

Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...