Krijimtaria letrare , një
profesion apo pasion,eksperiencë apo sprovë duket se mbi gjithcka na
krijon mundësinë ne që të mblidhemi e komunikojmë së bashku edhe pse
udhëtojmë dhe lëmë disa preokupime jo të vogla familjare.Eshtë jetik
komunikimi ndërmjet njerëzve , është tipari yni dallues si humanë por në
ditët e sotme kur rëndom shikon sesi lufta dhe kërcënimet, shpifjet dhe
përplasjet, vrasjet dhe përbaltjet janë shndërruar më së shumti në të
vetmin mjet komunikimi, sapo të lexosh lajmet,sapo të shohësh
transmetimet televizive...vlera e komunikimit ndërnjerëzor shumëfishohet
dhe merr një përmasë të jashtzakonshme.Kemi harruar të jetojmë si
njerëz vallë? Ky është monologu im i vazhdueshëm.Një monolog nga ku
shpesh herë lindin vargjet e mendimeve të mija, enigmat, zgjidhjet,
ëndrrat shpresat edhe zhgënjimet...Krijimtaria letrare sipas meje është
një lloj angazhimi që gjithsejcili merr përsipër ,është si një lloj
tablete që mbart zbutësin e duhur për dhimbjen ,brengën , dëshirën.E
sinqertë ose retorike , e drejtpërdrejtë ose personifikuese , reale apo
hiperbolizuese formula e letërsisë ka funksionuar përherë në cdo kohë
edhe nëpër librat e ashtuquajtur të verdhë që komandat e regjimeve të
padrejta dirigjonin.Më besoni kur them se unë shpresoj shumë nga
artisti qoftë ky i artit pamor apo i atij të mendimit, sepse une besoj
shumë tek momenti që e lind artin , mund të jetë i dhimbshëm ai moment
por gjithmonë i thur himn jetës.Letërsia si përjetim,si mendim dhe si
përgjithësim sipas meje, është mjet reagimi ndaj realitetit, e nëse e
ndjek me vëmendje aty brenda fjalëve ka një platformë ku shkrihen
eksperiencat njerëzore, ngërcet e saj ,por edhe zgjidhjet. Sepse poeti e
jeton me shpirt jetën, ai nuk merr dhe duke qene i ndëgjegjshëm për
këtë jep, jep, jep dhe a e dini cfarë : receta falas mendimi (kështu do
ti quaja unë vargjet)! Ndonjëherë sëmundjet shkaktohen nga shpirtrat e
sëmurë që unë mendoj se poezia, muzika , arti në përgjithësi, ka forcën
ti kurojë.Letërsia si mesazh ka mundësi të depërtojë gjithkund, atë nuk
e pengon dot asnjë lloj muri sepse ka si mjet ; Fjalën. Ndoshta
pikërisht duke u nisur nga ky fakt personalisht i kushtoj rëndësi asaj
cfarë do të transmetojë mendimi. Nuk ka renditje më të bukur fjalësh
sesa ajo që ndërton një mesazh , një zgjidhje , një përgjithësim që
njeriu i kohëve moderne nuk ka kohë e as vullnet për ta lexuar, por po,
ai ka nevojë të dëgjojë poezi e pse jo të shërojë shpirtin e lodhur apo
''të sëmurë'' nga kohët e vështira përmes disa rreshtave.Më kujtohet
shpesh një poet evropian që thoshte se poezia e angazhuar i ngjan një
krisme në mes të një shfaqjeje,,,ajo pra nuk vret, as plagos,por ajo
duhet të dëgjohet dhe për më tepër kur kjo ''shfaqja jonë
tragjikomedi-shqiptare'' ka kaq shumë paradokse dhe anomali , i duhet
lënë shteg poezisë, asaj të sinqertës që lind pas cdo dhimbjeje, gjatë
një nate të pagjumë, pas cdo skandali që politika shfaq dhe fsheh, lind
pas cdo akti të thjeshtë njerëzor që ekranit miop ndoshta nuk i jep
përfitime, por jetës dhe njerëzve u jep leksione të mëdha.Letërsia si
angazhim , është tregues dhe matës demokracie, është pjesmarrje në proceset e mbarsura
me problematikë njerëzore që poeti i sheh neutralisht, jo i yshtur, jo i
detyruar,por i lirë, real,,,gjëra për të cilat duhet thënë pse jo
edhe faleminderit sepse ku është fjala, është problematika, zgjidhja ,
aty është heroi dhe viktima, fantazia dhe realiteti , historia dhe e
tashmja ,aty është NJERIU.Dhe së fundmi më lejoni të guxoj të them se
si poezia është sinqeritet,,,nuk ka akt më të sinqertë se ai poetik,
sigurisht kur është i maturuar dhe i pjekur , pasi mendoj se nje akt të
tillë nuk e nxit askush pëvecse një zë i brendshëm , kemi provuar të
gjithë të shkruajmë.A nuk është ajo një veprimtari që as urdhërohet e
as komandohet ,as retushohet e as mohohet sepse ajo ekziston tek
krijuesi i vet ai që vazhdimisht e kemi quajtur UNI poetik.Unë besoj
tek letërsia ,tek fjala e ndërtuar me sinqeritet dhe maturi, besoj tek
piktura , besoj tek tingulli muzikor , sepse besoj tek njeriu artist, në
mos i tëri i vërtetë ka një pjesë sado të vogël vërtetësie... Nga
lartësia e poezisë si art mendimi ,botën e shoh më mirë!Ju falemnderit!
(Nga fjala e mbajtur në ''Audiencë me shkrimtarët e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë Monroe College )
Marjana Bulku
21 shtator 2014
No comments:
Post a Comment