Nuk mjafton vetëm 8
Marsi që aktorët burra dhe gra të një shoqërie , të ulen së bashku,
për të konturuar realitetin e përbashkët, atë të komuniteteve të tyre,
institucioneve të tyre, të tè ardhmes së tyre.
Kronikë e një
dite si kjo ,mund të ishte ; analiza, dialogu, tryeza, festa, protesta,
spote, tè dhëna,intervista,promovime...e rëndësishme është që ajo
,gruaja, të ndjejë përgjëgjësinë e saj, të ndjejë se i ka kapërcyer
muret e gurta tashmè,por ende ato të qelqëta ...
Fenomeni ‘’
Glass -ceiling’’ (muret e qelqèta) ka prodhuar vetëm 19% gra
parlamentare nè rrafshin global,duke privuar shumë të tjerë, burra dhe
gra që mund të ishin aty për një vendimmarrje pro
jetës,progresit,sigurisë.
Vetëm 16 % e grave brenda territorit
shqiptar janë vendimmarëse nè tempullin e demokracisë ,por sa prej tyre
janë aktore të vërteta në shoqërinë tonë që bashkë më progresin,prodhon
edhe regresin, bashkë me ëndrat ,prodhon edhe zhgënjimet, bashkë me
objektivat,prodhon edhe barrierat...
Vetèm 4% e grave nè qarkun e Dibrès janè pèrfaqsuese nè kèshillat bashkiakè dhe ato komunalè.
Në ditë - marsi kur jeta ripërtërihet me gjithë ngjyrat e saj, do të kisha dashur qè kèto dy pikèpyetje ti ndaja me ju :
1.Pse humbi aftësia e gruas për të advokuar, kur dihet se ky është një avantazh njerëzor?
2.A ju krijua asaj,gruas, mjedisi për të thënë mendimin e vet?
Argumenti
im nis me njè dyshimin qè mund tè jetè i gjithkujt. Nuk e di nè e
ka pasur gruaja ndonjèherè mundèsinè pèr tè advokuar?! Po ti
referohemi rasteve nga shoqèria civile,nuk mungojnè shembujt
pozitivè,advokim pèr tè drejtat e fèmijève, pèr mjedisin,,,etj . Krejt
ndryshe shfaqet situata brenda subjekteve politike, atje ku forca e
kryetarève dominon mbi tè drejtat e anètarèsinè . Avantazhet e
politikès duket se janè avantazhe qè i gèzon vetèm njèra
gjini,pavarèsisht kushtèzimeve statutore (25 -30%) dhe ligjore.
Tentenca
e njè protagonizmi femèror ka gjithnjè pamundèsinè e mbèshtetjes sè
pjesès tjetèr , tè burrave ndèrkohè kur gratè kanè votuar
sistematikisht pèr ta, I kanè mbèshtetur duke e pranuar deri nè
nènshtrim pushtetin e burrave.
Përpjekja për të advokuar jo
rrallè herè shfaqet si përpëlitje për të advokuar,,, tentativè për të
advokuar,,,pritje për të advokuar,,, ose nè rastin mè tè keq ajo
shndèrrohet nè monolog . Arsyjet ;1. zèri i gruas tingèllon i mekèt, dhe 2.mjedisi kulturor pèr shkak
tè steriotipeve gjinore nuk e dègjon,merr nè konsideratè atè. Pèrveçse
arsye ,kèto shkaktojnè edhe pasoja,njè prej tè cilave èshtè niveli i
lartè i papunèsisè nè radhèt e grave.
Rreth 15,9 % e femrave nè
territorin shqiptar, janè tè papuna, shkaqet e papunèsisè variojnè,por
me siguri qè nè zonat periferike tè Shqipèrisè,( nuk kam shifra), kjo
pèrqindje èshtè mè e lartè pèr shkak tè mungesès sè grave nè
pozicione drejtuese, e cila sipas studimeve konsiderohet si njè mènyrè
qè e zbut papunèsinè nè rradhèt e kèsaj gjinie.
Ndèrsa analizon
faktorët globalë qè ndikojnë në aktivitetin e Gruas në vendimmarrje si
njè gèrvishtje e ‘’Glass-Ceiling’’,akt ky qè lind diskriminimin pèr
shkak tè gjinisè, vihen re paralelelizma dhe ngjashmèri me realitetin
shqiptar ,por nè rastin shqiptar ky lloj diskriminimi shfaqet
egèrsisht dhe jo vetèm gjinor apo verbal ,por edhe ekonomik. Nivelet
e papunèsisè rreth 15,9 % gra tè papuna ,nderkohè qè 12,2 %
burra,tregojnè se edhe ky fenomen prek mè shumè gratè.Gjithashtu edhe
treguesit e punèsimit janè nè disfavor tè grave 64,3 % meshkuj tè
punèsuar, 43,6 % femra tè punèsuara. (Tè dhènat janè tè vitit
2009).Shkaqet e mungesès sè balancave janè shumè ; nènverèsimi i
kritereve nè punèsim, indiferenca e autoriteteve lokale ndaj ruajtjes sè
balancave gjinore,pèrqèndrimi i fuqisè nè kryetar partish, shpèrdorimi i
kèsaj fuqie, vatra tè nxehta diskutimi kèto, por me siguri edhe
monologu.
Përgjigja 2.A ju krijua gruas mjedisi për të thënë mëndimin e vet?
E rëndësishme është të sqarohet se çfarë nënkuptojmë me termin : MJEDIS?
Bëhet
fjalë për mjedisin apo kontekstin
politik,kulturor,ekonomik,teknologjik dhe infrastrukturor.Faktorët e
këtij mjedisi, janë sa brenda ,aq edhe jasht gruas si institucion.Ka
ardhur koha ta quajmë kështu përderisa ajo vepron jo vetëm si
individ,por edhe si përgjegjëse për familjen e saj ,fèmijèt, rrethin e
gjèrè shoqèror dhe miqèsor.
Njè analizè tè detajuar tè tè gjitha mjediseve ku pèrqèndrohet jeta e pèrditèshme, sigurishtqè do ta shpjegonte deri diku mundèsinè apo pamundèsinè qè tè jep mjedisi. Cfarë
do ti ndodhte asaj qelize të shoqërisë (FAMILJES) ku JETA merr frymë
kur njeri ose tè dy prindèrit nuk janè nè marrdhènie pune? Pèr fat tè
keq kjo èshtè situata qè takojmè mè shpesh nè realitetin tonè tè
pèrbashkèt.
Fjala diskriminohet?,,,èshtè e konsumuar tashmë.
Dhunohet?!... Shoqëria shqiptare , prodhon dhunë çdo ditë,aq sa duket se është imunizuar tashmë.
Reflektimi
rreth një fenomeni tè tillë është detyrim i mjedisit që e ka
prodhuar,megjithëse jo vetëm i tij.Por ai (mjedisi shoqëror) hesht.
Hesht sepse nuk di,hesht sepse ka frike, hesht sepse edhe HESHTJA
flet...
Flet me shifra: 4.7 % gra këshilltare në Qarkun Dibër .
Asnjë grua drejtuese institucioni(Peshkopi)
Po kur edhe shifrat nuk flasin????????
Atèherè
vèshtrimi duhet hedhur nè mjedisin politik, duke pasur edhe
bindjen se zanafilla e problemit është gjthnjë çelësi i zgjidhjes sè
tij .Ky mjedis politik sa i çuditshëm ,aq edhe misteroz qè hesht kur
duhet të flasë dhe flet kur duhet të heshtë, për një Grua –Institucion ,
shndërrohet në barrierë të vështirë, herë- herë edhe apsurde . Ligji
për Barazinë Gjinore ,kuota siç njihet ndryshe, ka shkaktuar jo pak
efekte qè janë rast studimor më vete. ( 4 % gra këshilltare për qarkun
Dibër, vetëm Partia Demokratike 1,84 % gra këshilltare),Kuota është
veçse një hap i përkohshëm që jo të gjitha vendet e botës e kanë
zgjedhur, duket se ka nevojè pèr tu rishikuar nèse èshtè vèrtet e
nevojshme nè terrenin shqiptar.
A arriti kouta ta bèjè
ligjin pèr Barazinè Gjinore tè respektueshèm nè tè gjitha
institucionet publike? A solli kuota mè shumè gra,apo mè shumè
vèmèndje ndaj grave? A èshtè pèrmirèsuar problematika e gruas nè
kèto vite tè implementimit tè ligjit pèr barazinè gjinore? A advokuan
ndonjèherè grate pèr grate nè mjediset e tyre politike pèr
njèra-tjetrèn apo pèr ndonjè problem qè lidhet drejtpèrdrejt me ta?
Janè pyetje ‘’buqetè 8 marsi’’ pèr mjedisin poltik ku shpesh here
kuota ka shkaktuar edhe armiqesi, hakmarrje. Tè reagosh në mjedisin
politik,,,nuk ka qènè njè sfidè e lehtè . Reagimi im ka qënë një sinjal i
largët pas shumë viteve angazhim,kontribut, veprimtari konkrete nè
vendin e duhur, nè kohèn e duhur nè mènyrèn e duhur. Tè ngresh zërin ;
jo me egërsinë e një burri,por me logjikën e një gruaje që
shkollimi,edukata familjare dhe modestia nuk i kanë munguar asnjëherë.
Pa u bèrè kurrè objekt,por as edhe viktimë sepse kèshtu mund tè
humbet filli i asaj logjike që tè bèn të advokosh për te tjera gra,
fèmijè ,tè drejta apo ëndra të të njejtit realitet. A ka viktima dhe
objekte tè tilla nè qytete tona. Ku i dihet?! Pa opinion publik,
demokracia nuk jeton mè.Por as ligji nuk ka mè asnjè vlerè pèr sa kohè
ai trajtohet si plaçka qè vishet,zhvishet, ngushtohet, pritet, flaket.
Edhe
nèse humbet zërin, kujdes logjikën,mund të humbèsh forcën ,por kurrë
dëshirën. Realitetet tona ndonjèherè janè kokèforta,i bèjnè
rezistencè logjikès, mè shumè sesa interesave tè momentit...
Duket
se mjedisi shoqèror reflekton atè politik,sidomos nè shoqèri tè
vogla, tranzite,ku vlerat dhe kulturat qarkullojnè njèsoj si partitè
nè sisteme politike tè pakonsoliduara.
Në ditë si këto, do ti kujtoj pafundèsisht vetes, edhe të tjerëve se shoqëria progreson,kur progresojnë të gjithë anëtarët e saj, burra dhe gra.
Shoqëria
progreson kur nuk ka shtypje dhe diskriminim sepse vetëm kështu çdo
anëtar i saj, kupton se çfarë të drejtash ka, çfarë përgjegjësish?
Njè shoqèri e tillè,nuk ka nevojè pèr kuota.E çfarè vlere ka kuota kur gratè e kuotuara dhunohen???
Nè
njè ditè si kjo dua ti kujtoj vetes dhe tè tjerève se
profesionalizmi , nuk ka gjini, dhe shoqëria është ajo që e ndjen më
mirë se kushdo atë ,perfeksionohet nèpèrmjet tij .Nëse shoqëria vuan
komlekse dhe rrugèt për të shpëtuar prej kompleksitetit janë tre:
nènshtrimi, ikja , edukimi, unè gjithmonë kam zgjedhur të tretën
.Kompleksiteti kurohet përmës proçesit të edukimit.E kam zgjedhur dhe e
rekomandoj si një formulè jo vetëm për gruan,por edhe për burrin.
Shoqëritë e mirëedukuara nuk dhunojnë askënd për shkak të gjinisë.
Meqè èshte 8 mars kam edhe njè ‘’buqetè tjetèr’’! Mendimesh ,sigurisht!
Trokitje
në mjedisin politik,,, informim mjedisit politik,,,thirrje mjedisit
politik,,, sensibilizim mjedisit politik,,, ftesë mjedisit
politik,,edukim mjedisit politik; Gruaja- Institucion është aktor po aq
sa edhe një burrë, nëse ia krijon mundësinë që fjala dhe mendimi i saj
të thuhet, të dëgjohet,të pranohet.
Trokitje në mjedisin
shoqëror… Jo vetèm nè raste fushatash elektorale,por periodikisht
pèrmes,informimit, delegimit, edukimit,sensibilizimit me qèllim
Instalimin e njè ‘’opinioni publik’’ tè shèndetshèm, qè konsiderohet
si mates i nivelit tè demokracive.
Thirrje mjedisit kulturor ;
civilizimi fillon në familjet tona, nèpèr rrugët ku ecim çdo ditë,
shkollat ku edukohemi, ku edhe atje protagonistë janë të dyja gjinitë.
Kulturë quhet edhe ajo politike…Monet jo mè kot citonte se ;nèse do ta
ribashkonte edhe njè herè Evropèn, do t’ia niste nga KULTURA. Kjo vlen
edhe pèr qytetet tona.
Evolucioni teknologjik, nuk njeh gjini,
shërbimet e tij janë njëlloj të aksesueshme si për gruan edhe për burrin
që i zotërojnë këto aftësi.Kostoja e shërbimeve ju mundëson atyre që të
jenë aktive në funksion të ëndrës së tyre, Familjes së shëndetëshme.
Përmirësimi
i vazhdueshëm infrastrukturor lehtëson mundësitë për çdo pjesëtar të
shoqërisë drejt dy ëndrave tè njè realiteti : QYTETE më tè mira,por jo
vetèm me burra,as vetèm me gra,por me tè gjithè bashkè ,pa lènè nè
hije apo mjergull kontributet E VERTETA dhe tè bazuara nè vlera dhe
parime.
Meqè èshtè 8 Mars kam edhe njè ‘’Buqetè’’ tjetèr Falenderimesh:
Falenderim
rrjetit tè grave ‘’Barazi nè Vendimmarrje’’ i cili prej nga tetori 2009
ka qènè prezent nè Dibèr me veprimtari pèr shèndetin e gruas,trajnimeve
tè grave nè politikè,sensibilizim mbi ligjin pèr Barazinè Gjinore,
Pyetèsorè mbi çèshtje lokale,tryeza me gra kandidate pèr kèshilltare
lokale…
Faleminderit grave dibrane dhe familjeve tè tyre, qè kurrè nuk u ndalèn ,sa here qè ju kèrkoje
bashkèpunim, sa here qè i doje nè krah, sa here qè u duhej tè rreshtoheshin nèpèr mitingje elektorale. Atyre…tè gjithè ju kemi njè borxh tè madh: Njè Dibèr mè tè mire!