Nov 21, 2016

Pronar kohe

Pronar i te shkuares,
mos u bej.
as i te tashmes
e as te ardhmes tone.
Mos...gjersa
n'shpirt te gelojne paudhesite bunker.
Nese lirine e do,
te lira leri udhet
por drejtoji
me urtesi ato
drejt rregullit te lirise.
Pronar i fatit tone
mos u bej.
Se fati te permbys edhe ty nje dite
shtigjeve ku padrejtesia te shpie
kur jo pa shkak
corienton te brishtat tona
liri.

Nentor 2016

Nov 19, 2016

Guri kilometrik dhe ekonomia pa treg


Cfarë mundet ta shpëtojë jetën që rënkon në kushtet e një crregullimi të gjatë të ekonomisë, edukimit, sigurisë?
Kush do mund ta shërojë politikën e sëmurë që duhet të orientojë ,duhet të krijojë kushte që konceptet e mësipërme të zhvillohen?
Kur flasim kaq shumë për dosjet e të kaluarës a nuk do ishte mirë që të shqyrtonim këto të së tashmes, të përditshmërisë tonë ku individi shfaq karakterin ,atë që formësohet nga historia familjare por më shumë sesa kaq , nga veprat e tij .
Me një kujtesë normale mundemi ti hedhim një sy jo historisë së shkuar, por asaj që jetojmë aktualisht … Kur sistemi 50 -vjecar dështoi duke na lënë në varfëri shpirtrore e materiale ,me po kaq varfëri tentuam tregun, atë që planifikimi i centralizuar e kishte zvetënuar dhe shndërruar në një sistem të mbyllur ,shterpë. Dikush në ”liri” ndërtoi shtesa pallati që u ngjanin arnave, u pushtuan ato pak hapësira të gjelbërta që varfëria -rastësi kishta rezervuar për ne,të tjerë me fantazinë e burgosur ndërtuan lokale, hotele, motele… sa pak biblioteka, librari qendra komunitare e shërbimi në qytetet tona!
Të tjerë u larguan nga Shqipëria për të jetuar perëndimin e ëndërruar…
Ata që qëndruan ,ata që ndërtuan jo si uzurpatorë por si vizionarë duke hedhur gurët kilometrikë në kushtet e një ekonomije ku tregu dhe konkurenca e lirë pothuajse nuk ekzistojnë, janë pak, ndoshta shumë pak sepse liria pakufi e tjetrit e mbyt lirinë individuale ,atë që rregullin e konsideron LIRI. Me një shikim të vemendshëm e arsyetim të kthjellët gjithkush mundet ta bëjë këtë studim sipërfaqësor. Ta shohësh tjetrin si produkt i kontributeve të veta në kushtet kur individualizmi kolektiv dhe mobilizimi politik i masave fsheh vlerat reale, jo ato që të bëjnë nderi i qyteteve tona (të tillë ka shumë),por ato qe u bëjnë vërtet NDER qyteteve me vyrtytshmëri, punë dhe vlera.
Shteti garant, shteti spektator, jorregullator ,shteti partner, i manipuluar dhe manipulues…kur humb rolin e vet dhe tregun e shndërron vetëm në një imazh , gurin kilometrik-mirazh, në një sistem ekonomi k”të lirë” thuajse utopi…janë panorama e pashpresë ku janë zhytur qytetet tona. Aty ku unë kërkoj të gjej lagjen e vjetër , atë historike të qytetit midis identitetit të humbur dhe uzurpimit fatal të cdo hapësire të lirë . Më kot kërkoj parqe të gjelbërta apo sado pak sipërfaqe ku fëmija të marrë ajër dhe argëtim…Kujtesa e fortë më con nëpër premtime të harruara me kinema , 3D,,,Por po, nëpër qytetet tona ka ideatorë, ka edhe nga ata që idetë i shndërruan në produkte pune dhe djerse me qëllim ndërtimin dhe përmirësimin e jetës, ka edhe nga ata që hodhën themelet e sipërmarrjes së lirë duke konkretizuar edukimin dhe profesionalizmin e ndertuar eksperienca që flasin,,, a do ti lëmë të flasim???? Qytetarët heshtin… Mediat inekzistente janë shndërruar në kronikanë festash apo ekstremitetesh ,opinioni publik thuajse nuk ekziston sepse në shoqëritë ku roli i lidershipit i atribohet vetëm kryetareve partiake publiku manipulohet,,, Lidershipi si definicion është ”MUNDESI INDIVIDUALE PER TE NDIKUAR ,MOTIVUAR TE TJERET PER TE KONTRIBUAR DREJT EFEKTSHMERISE DHE SUKSESIT TE ORGANIZATES APO GRUPIMIT KU ATA BEJNE PJESE”
A kemi të tillë në shoqërinë tonë ? A kanë ato kapacitete dhe mundësi të ndikojnë në realitetin problematik shqiptar?
Ne flasim për dosjet e së kaluarës për padrejtësi e dëme njerëzore , mirë bëjmë dhe pse nuk i faktojmë dot kurrë, por kujdes, m’u përpara syve tanë e tashmja vret njëlloj si dje…janë po ato akte dhunimi në sisteme kur të mohohej e drejta për të studiuar (jetike) ndërsa sot ajo për të punuar,(po aq jetike) me qëllim përqëndrimin e saj nëpër kupolat e regjimeve që nga të vjetra u meremetuan si qytetet tona pa dashuri, me babëzi.
E përsëri në fund të këtij casti meditimi që kurrë nuk mbaron më vjen pyetja fillestare, CFARE MUND TA SHPETOJE JETEN QE RENKON?
Karakteri, historia familjare dhe veprat njerëzore... sa tablo e gjërë për të studjuar individin,,,këtë kurban të totalitarizmit të të gjitha kohërave! 

Botuar ne maj 2015




Nov 8, 2016

Qytetit tim


Nuk ia bëra dot asnjë hotel qytetit
as kafene a kjoskë,
as shtesë pallati, por në t'vetmen librari si në tempull futem...
I pandalshmëm vrulli ofensiv
i pushtuesve
joturq
fundfillimi i këtij shekulli barbar, barbarësh.
I bëra foto qytetit...
e për ore të tëra u zhyta
jo në detin blu, por në blunë e thellë mendim.

C'të dhemb më shume qyteti im?
sulmi barbar apo ikjet pa kthim?

E vizitoj parreshtur qytetin tim
edhe pllakat e thyera teksa numeroj
kalldremeve të vështira
ku qytetaria si mozaik i thyer
zhurmshëm vallëzon
me zërat ku ndjehen ca lutje t'përmallta.

Ia ndjeva ikjet
e vera më dhimbsej
kur studentët i rralloheshin
e hapat fin nën bli
prej fluturime sorrash pushtoheshin
Nëpër cdo ikje fjalët kalbëzoheshin
si gjethe vjeshte.
E prej atëherë
vjeshtës xheloze me xhelozi
ia ''ruaj'' cdo gjethe.
Dhe kur ika prej aty...
S'di nëse kam ikur ndonjëherë,
ngrihem me ty,
ëndërroj aty
dhe orëve të pakta të gjumit

me ty ''flej''.

Nov 4, 2016

Po Koloseve


Dimensionet e veprës letrare janë shumë të mëdha. Ato e tejkalojnë gjeografinë, kohën, plejadën e bashkëkohësve dhe universalizohen duke u aktualizuar. Janë këto përshtypjet që të le leximi i veprës ''GJERGJ BUBANI i harruari i përkohshëm'' me autor Kliton Nesturi ku përvec biografisë së jetës së autorit, takon historinë, problematikën e kohës parë nga syri i kritikës, nga një tjetër moment ,jasht kontekstit historik që e ka prodhuar atë vepër. Përmes një hulumtimi të hollësishëm ku spikat metodologjia, qasjet me autorët paraardhës apo edhe bashkëkohës, analiza e veprës, shfrytëzimi i analeve të kohës, fotografia, letërkëmbimet e cdo burim tjetër i nje pune studimore tri vjecare kupton se sa e domosdoshme është Kritika Letrare, ajo që ta sjell librin ne sy, në mendje, në memorje.

Duke lexuar ''Gjergj Bubani i harruari i përkohshëm'',arrita të njoh një nga shkrimtarët plot origjinalitet që nuk e kisha lexuar më parë. Njoha gazetarin dhe patriotin,përkthyesin dhe gjuhëtarin, humanistin dhe margaritarin e harruar të kulturës shqiptare.
Dhe natyrshëm ndaloj shpesh leximin duke pyetur veten ''sa të tillë ka shoqëria, kultura, letërsia, historia, komunitetet tona?!'' Dhe në mënyrë të panatyrshme më mundon pseja konstante mbi mungesën dhe tkurrjen që i shkakton krijimtarisë mohimi i ca akteve krijuese e për më tepër i mendjeve të mprehta të saj. Ta rimarësh shkrimtarin që koha ia reduktoi përmasën dhe t'ia sjellësh lexuesit të sotëm është një mision që i kalon përmasat e shkrimit duke u shndërruar në një shërbim human që shoqërisë i sjell vlera të shumfishta .
Si lind vepra letrare? Po një individualitet artistik? Sa ndikon mjedisi historik në përmasën e tij?A ndikon mjedisi kulturor në spikatjen ose jo të rolit të intelektualëve që dominojnë kulturalisht?
Që të gjitha këto pikpyetje shtrohen për zgjidhje duke hapur shtigje të pafundme mendimi në veprën e studjuesit Nesturi. ''Toka mbi të cilën nisi të punonte Gjergj Bubani nuk ishte djerr, fjalët dhe rrjeshtat që buronin prej tij, ishin një gur dhe një mur në kështjellën e madhe'' - shprehet autori duke pohuar kështu truallin letrar plot satirë e realizëm, plot dramë dhe problematikë shqiptare, cka nuk ia cungoi aspak lirinë Bubanit për të qënë i freskët në gjuhë stil dhe mendim. Kjo vazhdimësi letrare është kultura që përcjellin njerëzit e dimensioneve që shkrimin dhe mendimin nuk e konsiderojnë si pasuri apo arritje personale, as si pronë të tyre por si një domosdoshmëri që i shërben gjithkujt prej nesh e në cdo kohë.
Tendencat poetike të Bubanit, proza, publicistika, karakteret letrare, gjuha që përdor, përkthimet apo cdo element tjetër i veprës vëzhgohet nga syri kritik i asaj kritike që i duhet fort letërsisë, muzikës ,kulturës sonë, jo për të mohuar por për ti normalizuar dhe strukturuar ato. Ne vijmë nga një sistem shkollor ku leximi na orientonte drejt një mënyrë të limituar dhe kjo për dhjetra arsye, politike, ekonomike që kushtëzuan kulturën tonë të leximit dhe të të arsyetuarit dhe refleksioni ynë pas aktit të leximit ishte gjithashtu i mangët. Teksti historik, teksti letrar, apo i cdo lloji tjetër kishin përmbajtje me ngarkesa të panevojshme politike që përvecse politizonte, lodhte , bezdiste dhe varfëronte kulturën tonë të të lexuarit dhe të të menduarit. Ky vetizolim kulturor i trashëguar mbajti larg nesh autorë të përmasave ndërkombëtare, përkthyes, studjues, ata që bibliotekat e botës do na i kishin sjellë në Shqipërinë tonë fatkeqe dhe të harruar.Sot që tregu i leximit është hapur dhe ne jemi të lirë të lexojmë pa kufij, madje edhe kanalet e komunikimit letrar janë shumfishuar aq sa lind rreziku i harresës apo mënjanimit të kolosëve të letrave shqip, të atyre që të sjellin historinë dhe letërsinë në një akt leximi.Prandaj them se ky libër është më shumë sesa një botim, është kronologjia e një autori që nuk ia njohëm përmasën reale në kohën e tij por një shplurosje harrese ia ridimensionon veprën. Kur lexon veprën cdo akuzë bie por ne me dhimbje pohojmë se mohimi i gjigandëve na ka zvogëluar, vënë në dyshim ekzistencën dhe natyrisht na ka varfëruar sistematikisht. Le t'ia nisim nga pohimi i koloseve. 

Marjana Bulku



Nov 2, 2016

Kauza njerëzore e shqiptares Shkreli, shqiptarja e pare drejt Kongresit amerikan


Ajo është 29 vjec. Shkollimi dhe edukimi familjar janë shtylla të forta që përforcojnë cilësitë njerëzore,por tek Suzanna Shkreli,shqiptarja e parë që kandidon për në Kongresin amerikan duket se maturimi i ka rrënjët përtej edukimit apo ambicies politike. Është profesionalizmi që udhëheq kauzat cka bën të mundur që të shohësh përtej caqeve apo flamujve të politikës.Kauza Shkreli ka në themelet e veta jetën,sigurinë e fëmijëve në këtë botë globale ku jo cdo liri është LIRI. Kauza Shkreli është kauza e gruas, e familjes,është kauza anti -dhunë dhe pro-jetë. Të ketë lidhje kjo kauzë me rrënjët e saj shqiptare, me ato zana t'bukura bjeshkësh që ushqejnë jetën me forcë e nder?! Padyshim që po. Teksa pohon origjinën e saj shqiptare me anglishten e rrjedhshme e me shqipen dëshmi e gjallë origjine ,ia përforcon identitetin vetvetes duke nxitur krenarinë e natyrshme ndër ne. Është historik akti i kandidimit të saj për në Kongres, është e pandalshme mbështetja e saj jo vetëm prej shqiptarësh, por edhe prej konservatorëve, fisnikëve, institucioneve amerikane që sigurinë njerëzore dhe mbrojtjen nga dhuna e cdo lloji e konsiderojnë themel demokracie. Fitorja e Suzanna Shkrelit nuk do të jetë thjesht një demokrate më shumë në Kongres, por një kauzë më shumë, një siguri më shumë, një e drejtë më shumë,një shpresë më shumë,një shqiptare që edhe pse e lindur në këtë vend lirish ku jo doemos origjina përcakton progresin personal, është kjo e fundit pra progresi personal që i bën nder origjinës. Ne ndjehemi më të fortë kur amerikanët përmendin Shqipërinë, faktojnë historinë e saj kaotike, ndërkohë që po përjetojmë ditët kur historia amerikane do të shkruajë për ne, për Ulqinin e Tuzin, Tiranën e Prishtinën, Suzannën dhe ato mijëra shqiptarë që duke mbështetur Suzanna Shkrelin për në Kongres bëhen aktivë në një politikë dinamike e gjithpërfshirëse sic është ajo amerikane, braktisin indiferencën dhe tulatjen për të mos ushtruar votën në këtë vend që Shqipërisë ia cmon cdo cilësi. Ky është rasti për të kuptuar se ndër shqiptarë nuk ka kufinj kohor apo gjeografikë, se ne e konsiderojmë shqiptar Malin e zi a Preshevën, Gostivarin e Dibrën e Madhe, se ata që erdhën prej dekadash këtu janë po aq shqiptarë sa ata që vijnë rishtaz, është rasti për të kuptuar se kauzat që na bashkojnë janë përmbi qëllimet e ligta që na ndajnë, është momenti për të shpresuar se brezat që rriten këtu e që kanë provuar sakrificat e prindërve kanë të drejtë të ëndërrojnë e të realizojnë ëndrrat e pajetuara të tyre. Suzanna Shkreli,jo vetëm një Zanë shqiptare por edhe si mijëra të tjera që u lindën në USA, emigruan këtu, Suzanna e kauzës së jetës, bija jonë që bashkon brezat dhe andrrat e tyre ,shpresat dhe mallin e shqiptarëve këtu dhe atje, kudo ku ndodhen është rasti ynë që nuk do ta humbasim.


Marjana Bulku
New York



Nov 1, 2016

"Couture Fashion Week" dhe performanca shqiptare e bukurisë muzikore

Ndërrimet e stinëve e për rrjedhojë dhe të sezoneve të veshjeve ,natyrshëm përkojnë me parada dhe sfilata modelesh në botën e modës që duket se nuk njeh kriza e për më tepër në metropolet e mëdha sic është edhe New Yorku.Ngjyrat, prerjet, ecjet nën tinguj të qetë dhe ritmikë,vallëzuan për tri ditë radhazi nëpër pasarela me sytë e vëmendshëm të shikuesve , objektivat e kamerave dhe kritikët e modeluesve.

Eventin e zakonshëm patëm rastin ta ndiqnim edhe ne (Televizioni Albanian Culture NY), jo se përbënte ngjarje me rëndësi për komunitetin e shqiptaro- amerikanëve që jetojnë këtu, por sepse kishim një ftesë të vecantë nga Gjilberta Lucaj ,e vetmja shqiptare që do të perfomonte aty ,natyrisht jo si modele por si artiste që me tingujt e saj e bënte edhe më aristokratike gjithcka përreth... 

Fustani i saj i kuq mund të ishte konkurrues në paradën e veshjeve, prerjeve, ngjyrave që sfidojnë me bukuri jetën e vrullshme , të lodhëshme dhe me jo pak strese që gjithkush në këtë vend ka ,por jo, ai nuk do jetë mbi pasarelë edhe pse hapat e Gjilbertës si prej balerine janë të denja për ti bërë promo veshjes elegante.Janë tingujt e interpretimit të saj që celin finalen e një jave mode në New York City, këtu në Time Square Manhattan ku jeta nuk din të ndalet, ku netët dhe ditët nuk ndahen sepse reklamat i ndricojnë fuqishëm netët dhe hapat e turistëve kureshtarë nuk stepen pothuajse asnjë cast.
Gjilberta me fustanin e kuq dhe violoncelin që gjithmonë mban me vete që kur ishte 7 -vjec ulet në krye të pasarelës dhe shpërndan ca tinguj aq të bukur që mua më cuan larg në kohë, diku në  vitin 1997 , në pallatin e kulturës Peshkopi ,ku ca vajza të bukura dibrane (nxenese gjimnazi)do të ecnin për herë të parë mbi pasarel ndërkohë që një shoqen e tyre bashkëmoshatare e kishin rrëmbyer nga shtëpia...ato nga skena e thjeshte ,me hapa që muzika i diktonte do të transmetonin mesazhin se JETA është ''pronë ''e tyre , e bukurisë, mencurisë ,sigurisë që përmes tingujve '' It is my life'' e tejkalonin delikatesën që zakonisht pasarela ofron... edhe pse viti ishte 97...Këto ndjesi më zgjuan tingujt e Gjilbertës, buzëqeshja e qetë e Verës që regjistronte në kamer ...Koha ,kjo pasuri plurale që shetit gjithkund më ''rrëmbeu ''për pak caste dhe më tha se edhe njeriu ka mundësi ta shërojë kohën, me ca tinguj, fantazi dhe mbi të gjitha bukuritë e pafund që vetë ai (njeriu)prodhon.Pas tingujve të Gjilbertës nëpër sallë u derdhën ngjyrat, prerjet, stilimet, fantazitë e make up- sh dhe natyrshëm duartrokitjet...
Gjilberta Lucaj me fustanin e saj të flamurtë mund edhe të prezantonte modelin e një veshjeje të bukur ,por jo ,ajo kishte zgjedhur ti dhuronte tingujt kësaj atmosfere dhe mua fantazitë e pafundme që lindin nga tingujt...Arti ka pushtet,,, më shumë sesa e bukura,fjala, ndoshta përmbi cdo pushtet tjetër është arti. Falemnderit Gjilberta jonë që me tingujt e bukur ke fuqinë që të superosh përmbi gjërat e bukura dhe jo të bukura që jeta ofron.

Marjana Bulku
New York







Oct 31, 2016

Dibra

Peshkopia, qyteti që shfaqet befasisht sapo kalon kthesën e fortë e ndoshta të fundit pas asaj rruge të gjatë plot dredha që të duket edhe më e lodhëshme sesa fluturimi disa orësh përmbi Atlantik, hesht...Një heshtje që akuzon, kërkon ndihmë, lutet...një heshtje që dhemb sidomos kur kujton mendjet dhe emrat që ajo trevë jetike ka i falur atdheut tonë të përvuajtur.

Qyteti hesht sepse ikjet e kanë varfëruar shpirtërisht, politikat e kanë përcudnuar edhe materialisht edhe arkitektonikisht, rrugët e shtruara, gjysëm të shtruara e kanë braktisur. Ai hesht sepse ka frikë të ëndërrojë. Dibra është në udhëkryq. Dhe Dibra nënkupton dy; atë që nis prej grykës së Radikës e deri në Skuraj, aty ku rruga që lidh kombin degëzohet e re dhe e brishtë drejt Kukësit e Kosovës, e ku flitet shqipja jonë plot ngjyra dialektologjike. Dibra hesht edhe pse ka hiret që zoti bujarisht ia ka falur ndërsa njeriu pak ia ka përkëdhelur. Kur varfëria dominon, shpresat reduktohen, dëshirat fiken dhe progresi i ngjan një tuneli pa dritë ku rrënjët e thella të së shkuarës i përnjasojnë një objekti të zhdukur që është përherë aty e rënkon nga jeta e dyfishtë as e gjallë as e pagjallë. 

Një jetë...disa histori (Belkize ZENELI).


Dua ta nis këtë cikël shkrimesh me historinë e Saj.Jo sepse është nëna ime,por sepse brenda saj jetojnë dhjetra histori disa prej të cilave kam bindjen se janë pjesë e përbashkët të shumkujt prej nesh.

Nuk dua ta quaj sukses, dështim,apo mbijetesë jetën e dikujt që përcjellin transmetimet nëpërmjet produksionit ''Një jetë ...disa histori..'' mundësuar nga Albanian Culture TV këtu në New York .Qofsha e gabuar por kam konstatuar se suksesi i tjetrit nuk është se i gëzon shumë shqiptarët...duket sikur i shndërron ata në xhelozë , servilë , natyrisht ka edhe prej atyre që duartrokasin me ciltërsi.
Po kthehem te jeta e saj ku natyrshëm në themel qëndron familja Kadiu...Me rrënjët në Zerqan të Dibrës zonë e cila pa frikë mund të konsiderohet si zemra e Dibrës;- për nga pozicioni gjeografik,-bukuritë që i ka falur Zoti me ato burime ujrash të pastër e të ftohtë që e përshkojnë së larti si kurorë fshatin që shtrihet poshtë tyre e që gjelbëron cuditshëm,-si dhe për ato histori mjekësh, arsimtarësh dhe njerëzish të ditur që kjo trevë i ka falur progresit jo sistematik shqiptar.
Gjyshërit kanë një rol themelor në edukimin gjenetik të familjes ndër breza, ku dija edhe po nuk u trashëgua përmes bashkëjetesës me ta, është në gen.Prandaj e konsideroj fat të rritesh me ta...dhe të dhimbshme ngandonjëherë mungesën fizike të përkujdesjeve të tyre ku përvec cilësisë së rritjes të falin historitë e pashkruara të jetës së tyre. ...E megjithatë ato histori ekzistojnë e të përkëdhelin me larminë,pasurinë, misterin ... Janë dy emra në themelet e familjes Kadiu: Lefe dhe Besim që lindën rritën dhe shkolluan katër fëmijë të zgjuar nga ku njëri prej tyre ;(Ferit Kadiu) student në Itali,,,por që fati ia preu jetën në mes kur ishte vetëm 24 vjec ndërsa ndodhej me pushime në atdhe , Sofia që fati e la pëtej kufijve (Dibra e Madhe) që copëtuan Shqipërinë por edhe zemrat e prindërve dhe dy të tjeret që do jetonin këtu njëri gjyshi im të cilin unë nuk e njoha kurrë (arratiset nga Shqipëria në vitin 1959).
Lefe Kadiu ishte delegatja e Zerqanit në Kongresin e Parë të Gruas në Berat në vitin 1943. Një dibrane me qashë ...një qashë Dibre në Berat...një fjalim brilant që do botohej pjesshëm dhe pa emrin e saj në një pëmbledhje që i kushtohet grave ,botuar rreth viteve 70 - 80. Janë shumë pse dhe sepse ...por po i le të gjitha. Besim Kadiu ishte Kadiu i zonës dhe shtëpia e tij ishte baza ku predikohej fe e besim, moral dhe edukim që fatkeqësisht u varrosën në vitin 1967 , që personalisht e konsideroj si dramën më të madhe që ka pasur Shqipëria , madje gjykoj se derisa të iki nga kjo jetë personi i fundit që vuri dorë me kazëm dhe shpirt mbi ato ikona kulture trashigimnie dhe besimi...ne do vuajmë gjatë...Liria e besimit është baza nga ku lind mendimi i lirë .
Ky është terreni ku do lindte Ajo (viti 1946)me themele të forta, por mbi një terren ''sizmik'' .Ndonjëherë mendoj se internimi ishte një alternativë më e mirë sesa të jetoje mes njerëzve të tu ,por i abandonuar prej tyre . Internimi ishte kolektivizimi i njerëzve me histori të përbashkëta që mbase jetuan si të barabartë mes tyre ...dhe pjesa tjeter ''e lirë'' dhunohej gjithashtu duke ndjekur izolimin apsurd (ndjesë nëse gaboj ). Eksperimente të frikshme mbi jetë të pafajshme. Ky terren sizmik disa prej tyre i bëri më të fortë, më të mencur, më ëndërrimtarë...Kështu e konsideroj unë Belkize Kadiun Zenelin.Ajo vinte nga ky tunel i errët izolimi ndërkohë që familja e saj kishte plot bukuri e mencuri dhe dritë-fakte...Arratisja e të atit në vitin 59,,,ishte një goditje afatgjatë që erdhi deri tek ne duke na lënë pa të drejta shkollimi e shumë të tjera apsurditete që prodhojnë sistemet politike në Shqipëri. Arriti të behej mësuese në vitin 1966 pasi përfundoi shkollën e mesme Pedagogjike në Shkodër , dhuratë kjo e Simbolit të Arsimit dibran, me origjinë nga Zerqani, njërit prej idhujve të mi, besoj të të gjithë arsimtarëve dibranë, SELIM ALLIU për të cilin mendoj se ka gjithmonë vend pë të shkruar dhe falenderuar.
Por historia e saj u bë e dukshme duke marrë kuptim pas vitit 1990. Pikërisht atëherë kur sistemi ra por edhe duhej dënuar jo me sharje e mohime, as me revansh dhe spekulime...por edhe duke dëgjuar zërat që ajo kohë u mohoi të drejtën më shumë sesa të tjerëve .Ata që kishin provuar se cfarë është të rritesh pa prind dhe të ndjehesh fajtor apo ndëshkohesh,ata që edhe përfytyrimi, apo komunikimi me të ishte ëndërr e pamundur, ata që ishin bërë baba, motër vëlla ,bijë për nënën e tyre të pafat...Ka shumë të tillë , e di... A folën dot të gjithë ??? Unë nuk e di.
Marjana Zeneli Bulku's photo.Isha studente në atë dhjetor kur do ''lulëzonin'' këto lloj ëndrrash lirish dhe të drejtash. Dhe natyrshëm ime më ,të gjithë ne do ishim të parët përkrah asaj force politike që lindi si alternativë e të drejtës, e mendimit ndryshe , e lirisë. Ajo dhe të gjitha historitë e saj janë arsyje e involvimit tonë në PD, pa pendesë edhe pse PD nuk e kreu sic duhet misionin e saj, kjo është dhe arsyeja që vazhdoj ta konsideroj PD si një subjekt misionar.Kur në disa shkrime të mijat tentoj të përmend emra që i dhanë jetë Lidhjes Demokrate të Gruas Dibrane që Belkize Zeneli e drejtoi në kohë të vështira nuk kam si qëllim të lartësoj emra por dua të ruhet identiteti , historia dhe kontributet e asaj kohe kur këto lloj organizimesh kishin efekte dhe funksione që nuk duhen fshirë sepse janë identitet dhe qenësi. Janë disa standarte që i kanë munguar zhvillimit tonë në pëgjithësi. Inteletualizmi është edhe patriotik edhe kulturor edhe social edhe politik...dhe ka shumë individë të cilët me kontribute , investim dhe personalitet janë themele të forta ngrehinash nëse ka plan perpektiv pë ruajtjen e tyre si trashëgim ku natyrshëm mund të bëjnë pjesë edhe subjekte politike . Edhe disa histori njerëzore janë vlera të intelektualizmit patriotik, ato që fshehën dhimbjen dhe vështirësitë pa u viktimizuar si protagonistë por edhe pa qenë heronj, ata që folën jo me gjuhën e shpifjes, nënshtrimit ,fyerjes por me gjuhën e guximit dhe të drejtës . Diku këtu përmes këtyre përcaktimeve është ajo, nëna ime ,historia më e bukur që na bashkon në tërësi , brenda të cilës jetojnë dhjetra histori force, frymëzimi edhe me miqtë e saj,por që vetëm tek mua gjallojnë me vitalitet...
U bënë plot katër vjet që jetoj në SHBA dhe kam pasur rast te shkel në mjaft institucione publike këtu dhe në sejcilin prej tyre ka gjithmonë një histori ,,,dhe përpiqem ta lexoj, kuptoj edhe pse vetem pyes veten dhe mendoj pse -të e pafundme që më cojnë atje në vendin tonë të bukur të enigmave .Nuk është vetëm suksesi qëllimi i publikimit të një historie,por ruajtja e identitetit dhe zhvillimi i perspektivës. Ekzistojnë mjaft si unë që historia i frymëzon jo vetëm si narracion, por edhe si matematikë, si letërsi që simbolizon, si teologji që shëron, si fotografi që kronologjikon,por mbi të gjitha si DISIPLINE që na edukon me të VERTETEN.


Oct 30, 2016

Monologu i saj

''Duhet të ngrihem. Ja po provoj...uffff... ehhh sa herë e kam bëre me padëshirë këtë gjë edhe pse kockat nuk më dhimbnin atehere,shpirti po. Më pikonte si plaga e hapur ,më lëngonte por prapë me thoshte ''ngrihu , të presin katër frymë'' ,,, jo, më shumë se katër...një tjetër jetë gjallonte me mua të gjallën e pa gjallë, gruan , nënën që duhej të ishte edhe baba pas ikjes se tij....Ikje pa kthim ku kthimi mbeti ëndërrimi apsurd.
Ja u ngrita edhe sot,,,si 90 vjetët e jetës time që më ngjasojnë me një film që nuk do kisha dashur ta shifja kurrë edhe pse jetova aty .
Jetova aty, po po.Mora frymë, u sfilita nga mëngjesi deri në mbrëmje e kurrë nuk u ankova as nuk shtriva dorën për ndihmë ,por mëngjesin tjetër edhe pse më e pashpresë u zgjova me vrullin që etja për mbijetesë ndjell.
Nuk ecja ,por vrapoja .Nuk jetoja,por mbijetoja. Nuk shpresoja por shfryja urrejtjen ,pakënaqësinë, zhgënjimin.
Askush nuk i dëgjonte rënkimet e mia përvec qënies së pafaj që frymonte në fatalitetin tim,,, ndoshta padashur e mallkova,,,ahhhh a thua ta kem mallkuar pafajësinë që rritej brenda meje ?!
S'e di ! Padija në është fatkeqësi apo mallkim, të gjitha bashkë . Si m'u vërsulën të tria!Ishin kohe te erreta...Kohe qe mbillnin vetem erresire...
Dhe ja mes fryteve te erresires se asaj kohe jetoj prap 90 e ca vite kujtese,,,e turbullira para syve qe akoma ferkojne pabesine e te djeshmes...
Po ngrihem...uffff sa dhemb shpirti brenda trupit qe vetem lengon , jo prej dhimbjes,por prej mungeses se atyre qe mund ti sherojne ato, jo prej plages,por prej mosdijes pse shpirtit i lindin plage...
Jane shume vite ...
Nuk di edhe sa do jene...
 Si njerezit qe ikin jane vitet,,,
 Si njerezit qe do te vijne ne jete e ne nuk i njohim vecse si femije u gezohemi pafaj duke i pritur me gezim ...
   Ardhshin te bardhe''!

Leksioni i trishtë i një demokracie të brishtë

''Ditët e mira të falin lumturi
të këqijat, eksperiencë.
Ditët e lumtura të bëjnë të ëmbël
vështirësitë të bëjnë më të fortë''...
Janë fjalë me të cilat filloj ditën, punën ,por jo pak herë meditoj jo vetëm për ditën , castin por edhe për vitet, jetën, jo vetëm timen.Fati kolektiv jo pak herë ka qënë në duar individësh që nuk kanë dashur, mundur të dhurojnë lumturi,përkundrazi.Thonë se turmat e dhunuara janë më të urta e të bindura por unë nuk mendoj ashtu pasi kam idenë se dhuna e shtazëron më fort njeriun duke e bërë të paparashkueshme sjelljen e tij.E shkuara, e tashmja janë përjetime personale por që në realietin shqiptar kanë qënë të ndërlidhura me kolektiven, për shkak të sistemit që përjetuam, përjetojmë. Mohimi i lirisë është ai cka shkakton padrejtësi dhe padrejtësia trazon, në cdo kohë , madje edhe atëherë kur mendohet se mund të jetë harruar.Padrejtësia ,kjo shfaqje e dhunës si mohim, izolim,burgim,internim,etj shpalosi të gjitha format e saj në funksion të deformimit të njeriut, karakterit të tij duke e shndërruar atë në një mjet sepse vetëm kështu fshihej NJERIU, e vërteta ,duke stimuluar shpifjen ,trillimin e duke viktimizuar dinjitetin, robëruar mendimin e lirë,atë që oksigjenon jetën.Kjo ndodhi gjatë...
Kam vec një enigmë trashëgim nga e kaluara flama diktaturë që unë e jetova vec 18 vjet;
A do ta trajtojmë njëri-tjetrin si njerëz ,pa e provokuar, dhunuar, poshtruar,mohuar, vjedhur?
Kapaciteti njerëzor si aftësi individuale për tu përballur me aktet e mësipërme shpesh bëhet arenë e ndeshjes së akteve të mësipërme.Dhe kështu riprodhohet padrejtësia që nuk është gjë tjetër vec marrdhënia jonë me të drejtën.Dhe jo pak herë e drejta është marrdhënia jonë me të vërtetën, me ligjet e shkruara,me parimet , marrdhënia jonë me Njeriun.
Ne vijmë nga një sistem ku dhuna shpesh herë na erdhi edhe prej njëri - tjetrit, brenda llojit familje...pasojë e dhunës që pushtetet e padrejta nxisin, aspak cudi tashmë.Koha kjo mësuese jete ,falë demokracisë së brishtë na mësoi shumcka , madje na zbuloi përsëri persekutorët, shpifësit, përfolësit, ata që diktaturës i shkruanin letra anonime, hajdutët, ...janë kaq aktivë, mbase jo anonimë sepse demokracia u dha liri e pasuri, pozita e tituj , në përpjekjet e saj të brishta për ta trajtuar njeriun si të barabartë , shembi mure por njerëz të saj ndërtuan mure të tjera nga ato që vetëm rregulli dhe e drejta mund ti shembë.
Demokracia na mësoi se kur qytetarët janë indiferentë për fatet e tyre ,ajo vdes ngadalë.Prej capitjeve të saj kuptuam se vendin e ndërtojnë të gjithë, pavarësisht bindjeve ,ngjyrave, mendja udhëheq, fjala, ideja dhe se flamujt janë relike selish partish edhe pse gabueshëm valëviten mjediseve tona të ''lirisë'' . Shfaqjet që dha demokracia jonë e brishtë janë si nëpër vargjet e strofës së mësipërme ku shtoj edhe ca të tjera;''keqardhja na bën human suksesi fal shkëlqim por vec Zoti të bën që të vazhdosh përpara në jetë.''



Kur më merr malli për Shqipërine Zonjë

Eshtë i pashmangshëm akti i të kthyerit të kokës prapa kur ikën prej nga një vend që ka qënë mjedisi yt. Sa më tepër i largohesh,aq më shumë i kthehesh me një shikim, kujtim, mall, brengë, ëshirë rikthimi. Kështu vepruan të gjithë Ata, para nesh, ndoshta edhe ato pas nesh, ndonëse uroj që kjo ''hemoragji'' disa shekullore që zanafillat i ka me 250,000 shqiptarët e parë të ikur menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut, të mos vazhdojë më edhe pse histori liderësh të mëdhenj që bien po përsëriten .

Është i paharruar përqafimi i fundit me shtëpinë, njerëzit e dashur, të paharrueshme përpjekjet e një jete të gjatë që nuk janë vetëm kujtime,por edhe lumenj djerse, biseda të ngrohta, të nxehta, të ftohta...me miq, nga ata që koha i ve në provë. E pamundur të ecësh me ritmin e një jete që vrapon pa menduar për atë ritëm që të ndiqte dhe e ndiqje rrugës së gjatë për të ndërtuar atë që është piksynimi i cdo qelize shoqërore (familje), jetesën apo ndoshta edhe mbijetesën.

DY ENDRA...NJE REALITET

Nuk  mjafton vetëm 8 Marsi që aktorët  burra dhe gra të një shoqërie , të  ulen së bashku, për të konturuar  realitetin e përbashkët, atë të komuniteteve të tyre, institucioneve të tyre, të  tè ardhmes së tyre.
Kronikë  e një dite si kjo ,mund të ishte ; analiza, dialogu, tryeza, festa, protesta, spote, tè dhëna,intervista,promovime...e rëndësishme është që ajo ,gruaja,  të ndjejë përgjëgjësinë  e saj, të ndjejë se  i ka kapërcyer  muret e gurta tashmè,por  ende  ato të qelqëta ...
Fenomeni ‘’ Glass -ceiling’’ (muret e qelqèta) ka prodhuar vetëm 19% gra parlamentare nè rrafshin global,duke privuar shumë të tjerë, burra dhe gra që mund të ishin aty për një vendimmarrje pro  jetës,progresit,sigurisë.
Vetëm 16 % e grave brenda territorit shqiptar janë  vendimmarëse nè tempullin e demokracisë ,por sa prej tyre janë aktore të vërteta në shoqërinë tonë që bashkë më progresin,prodhon edhe regresin, bashkë me ëndrat ,prodhon edhe zhgënjimet, bashkë me objektivat,prodhon edhe barrierat...
Vetèm  4%  e grave nè qarkun e Dibrès janè pèrfaqsuese nè kèshillat bashkiakè dhe ato komunalè.
Në  ditë - marsi kur jeta ripërtërihet me gjithë ngjyrat e saj, do të kisha dashur  qè kèto dy pikèpyetje ti ndaja me ju :
1.Pse  humbi  aftësia e gruas për të advokuar, kur dihet se ky është një avantazh njerëzor?
2.A ju krijua asaj,gruas, mjedisi për të thënë mendimin e vet?

Argumenti  im nis me njè  dyshimin  qè mund tè jetè i  gjithkujt. Nuk  e di nè e ka pasur gruaja ndonjèherè mundèsinè pèr tè advokuar?! Po ti   referohemi  rasteve nga shoqèria civile,nuk mungojnè shembujt pozitivè,advokim pèr tè drejtat e fèmijève, pèr mjedisin,,,etj . Krejt ndryshe  shfaqet situata brenda subjekteve  politike, atje ku  forca e kryetarève dominon mbi tè drejtat e anètarèsinè .  Avantazhet e politikès duket se  janè avantazhe qè i gèzon vetèm njèra gjini,pavarèsisht  kushtèzimeve  statutore (25 -30%) dhe ligjore.
Tentenca e njè protagonizmi femèror ka gjithnjè pamundèsinè  e mbèshtetjes sè pjesès tjetèr , tè burrave ndèrkohè kur gratè kanè votuar sistematikisht  pèr ta, I kanè mbèshtetur  duke e pranuar deri nè nènshtrim pushtetin e burrave.
Përpjekja për të advokuar   jo rrallè herè shfaqet si  përpëlitje  për të advokuar,,, tentativè për të advokuar,,,pritje  për të advokuar,,,  ose nè rastin mè tè keq  ajo shndèrrohet nè monolog .  Arsyjet ;1. zèri i gruas tingèllon i mekèt,  dhe 2.mjedisi kulturor pèr shkak tè steriotipeve gjinore  nuk e dègjon,merr nè konsideratè  atè. Pèrveçse arsye ,kèto shkaktojnè edhe pasoja,njè prej tè cilave èshtè niveli i lartè i papunèsisè nè radhèt e grave.
Rreth 15,9 % e femrave  nè territorin shqiptar, janè tè papuna, shkaqet e papunèsisè  variojnè,por me siguri qè nè zonat  periferike tè Shqipèrisè,( nuk kam shifra), kjo pèrqindje èshtè mè e lartè pèr shkak tè  mungesès  sè  grave nè pozicione drejtuese, e cila sipas studimeve konsiderohet si njè mènyrè qè e zbut papunèsinè nè rradhèt e kèsaj gjinie.
Ndèrsa analizon faktorët globalë qè ndikojnë në aktivitetin e Gruas në vendimmarrje si njè gèrvishtje e ‘’Glass-Ceiling’’,akt ky  qè   lind  diskriminimin pèr shkak tè gjinisè,  vihen re paralelelizma dhe ngjashmèri me realitetin  shqiptar ,por nè rastin shqiptar  ky lloj diskriminimi  shfaqet egèrsisht  dhe jo vetèm gjinor apo verbal ,por edhe ekonomik.  Nivelet e  papunèsisè  rreth 15,9 % gra  tè papuna ,nderkohè qè  12,2 %  burra,tregojnè  se edhe ky fenomen prek mè shumè gratè.Gjithashtu edhe treguesit e punèsimit  janè nè disfavor tè grave  64,3 %  meshkuj tè punèsuar, 43,6 % femra tè punèsuara. (Tè dhènat janè tè vitit 2009).Shkaqet  e mungesès sè balancave janè shumè ; nènverèsimi i kritereve nè punèsim, indiferenca e autoriteteve lokale ndaj ruajtjes sè balancave gjinore,pèrqèndrimi i fuqisè nè kryetar partish, shpèrdorimi i kèsaj fuqie,  vatra tè nxehta diskutimi  kèto, por me siguri edhe  monologu.

Përgjigja 2.A ju krijua gruas mjedisi për të thënë mëndimin e vet?
 E rëndësishme është  të sqarohet se çfarë nënkuptojmë me termin : MJEDIS?
 Bëhet fjalë për mjedisin apo kontekstin  politik,kulturor,ekonomik,teknologjik dhe infrastrukturor.Faktorët e këtij mjedisi, janë sa brenda ,aq edhe jasht gruas si institucion.Ka ardhur koha ta quajmë kështu përderisa ajo vepron  jo  vetëm si individ,por edhe si përgjegjëse për familjen e saj ,fèmijèt, rrethin e gjèrè shoqèror dhe miqèsor.
  Njè analizè tè detajuar tè tè gjitha mjediseve ku pèrqèndrohet  jeta e pèrditèshme, sigurishtqè do ta shpjegonte deri diku  mundèsinè apo pamundèsinè  qè tè jep mjedisi. Cfarë do ti ndodhte asaj qelize të shoqërisë (FAMILJES) ku  JETA merr frymë kur njeri ose  tè dy prindèrit nuk janè nè marrdhènie pune?  Pèr fat tè keq kjo èshtè situata qè takojmè mè shpesh nè realitetin tonè tè pèrbashkèt.
Fjala diskriminohet?,,,èshtè  e  konsumuar  tashmë.
Dhunohet?!...   Shoqëria shqiptare , prodhon  dhunë çdo ditë,aq sa  duket se është imunizuar  tashmë.
Reflektimi rreth një fenomeni tè tillë  është detyrim i mjedisit që e ka prodhuar,megjithëse jo vetëm i tij.Por ai (mjedisi shoqëror) hesht. Hesht sepse nuk di,hesht sepse ka frike, hesht sepse edhe HESHTJA flet...
Flet me shifra: 4.7 %  gra këshilltare në Qarkun Dibër .

                           Asnjë  grua drejtuese institucioni(Peshkopi)
Po kur edhe shifrat nuk flasin????????
 Atèherè vèshtrimi  duhet hedhur nè   mjedisin  politik, duke pasur edhe bindjen   se zanafilla e problemit  është gjthnjë çelësi i zgjidhjes sè tij .Ky mjedis politik  sa i çuditshëm ,aq edhe misteroz qè hesht kur duhet të flasë dhe flet kur duhet të heshtë, për një Grua –Institucion , shndërrohet në barrierë të vështirë, herë- herë  edhe apsurde . Ligji  për Barazinë Gjinore  ,kuota siç njihet ndryshe, ka shkaktuar jo pak efekte qè janë rast studimor më vete.  ( 4 % gra këshilltare  për qarkun Dibër, vetëm Partia Demokratike  1,84 % gra këshilltare),Kuota  është veçse një hap i përkohshëm  që jo  të gjitha vendet e botës e kanë zgjedhur, duket  se  ka nevojè pèr tu rishikuar  nèse èshtè vèrtet e nevojshme nè terrenin shqiptar.
A  arriti  kouta ta bèjè  ligjin pèr Barazinè Gjinore  tè respektueshèm  nè tè gjitha institucionet publike?  A solli kuota  mè  shumè  gra,apo  mè shumè vèmèndje ndaj grave?  A èshtè  pèrmirèsuar  problematika e gruas  nè kèto vite tè implementimit tè  ligjit  pèr barazinè gjinore?  A advokuan ndonjèherè grate pèr grate nè mjediset e tyre politike  pèr njèra-tjetrèn  apo pèr ndonjè problem qè lidhet drejtpèrdrejt me ta?   
Janè  pyetje  ‘’buqetè 8 marsi’’ pèr  mjedisin poltik ku shpesh here  kuota  ka shkaktuar edhe armiqesi, hakmarrje. Tè reagosh   në mjedisin politik,,,nuk ka qènè njè sfidè e lehtè . Reagimi im ka qënë një sinjal i largët pas shumë viteve angazhim,kontribut, veprimtari konkrete nè vendin e duhur, nè kohèn e duhur nè mènyrèn  e duhur. Tè ngresh  zërin ; jo me egërsinë e një burri,por me logjikën e një gruaje që shkollimi,edukata familjare dhe modestia nuk i kanë munguar asnjëherë.  Pa u bèrè kurrè  objekt,por as edhe viktimë   sepse  kèshtu   mund  tè humbet  filli  i asaj logjike që  tè bèn  të advokosh  për te tjera gra, fèmijè ,tè drejta  apo  ëndra të të njejtit realitet.  A ka viktima dhe objekte tè tilla nè qytete tona.  Ku i dihet?! Pa opinion publik, demokracia nuk jeton mè.Por as ligji nuk ka mè asnjè vlerè pèr sa kohè ai trajtohet si plaçka qè vishet,zhvishet, ngushtohet, pritet, flaket.
Edhe nèse humbet  zërin, kujdes logjikën,mund të humbèsh forcën ,por kurrë  dëshirën. Realitetet  tona ndonjèherè janè kokèforta,i  bèjnè rezistencè logjikès, mè shumè sesa interesave tè momentit...
Duket se   mjedisi shoqèror reflekton atè politik,sidomos nè shoqèri tè vogla, tranzite,ku vlerat  dhe kulturat qarkullojnè njèsoj  si partitè nè sisteme politike tè pakonsoliduara.

Në ditë si këto, do ti kujtoj pafundèsisht  vetes, edhe të tjerëve  se shoqëria progreson,kur progresojnë  të gjithë anëtarët e saj, burra dhe gra.
Shoqëria progreson kur nuk ka shtypje dhe diskriminim sepse vetëm kështu çdo anëtar i saj, kupton se çfarë të drejtash ka, çfarë përgjegjësish?
Njè shoqèri e tillè,nuk ka nevojè pèr kuota.E çfarè vlere ka kuota kur gratè e kuotuara  dhunohen???
  Nè njè ditè si kjo  dua  ti kujtoj vetes dhe tè tjerève   se profesionalizmi , nuk ka gjini, dhe shoqëria është ajo që e ndjen më mirë se kushdo atë ,perfeksionohet nèpèrmjet tij .Nëse shoqëria vuan komlekse dhe rrugèt   për  të shpëtuar prej kompleksitetit janë   tre: nènshtrimi, ikja , edukimi, unè gjithmonë kam zgjedhur të tretën .Kompleksiteti kurohet përmës  proçesit  të edukimit.E kam zgjedhur dhe e rekomandoj si një formulè jo vetëm për gruan,por edhe për burrin. Shoqëritë e mirëedukuara nuk  dhunojnë  askënd për shkak të gjinisë.
Meqè èshte 8 mars kam edhe njè ‘’buqetè tjetèr’’!  Mendimesh  ,sigurisht!
Trokitje në mjedisin politik,,, informim mjedisit politik,,,thirrje mjedisit politik,,, sensibilizim mjedisit politik,,, ftesë mjedisit politik,,edukim mjedisit politik;  Gruaja- Institucion është aktor po aq sa edhe një burrë, nëse ia krijon mundësinë që fjala dhe mendimi i saj të thuhet, të dëgjohet,të pranohet.
Trokitje në mjedisin  shoqëror… Jo vetèm nè raste fushatash elektorale,por periodikisht pèrmes,informimit, delegimit, edukimit,sensibilizimit me qèllim  Instalimin e njè ‘’opinioni  publik’’ tè shèndetshèm, qè konsiderohet si mates i nivelit tè demokracive.
Thirrje mjedisit kulturor ; civilizimi fillon në familjet tona,  nèpèr rrugët ku ecim çdo ditë, shkollat ku edukohemi, ku edhe atje protagonistë janë të dyja gjinitë. Kulturë quhet edhe ajo politike…Monet jo mè kot citonte se ;nèse do ta ribashkonte  edhe njè herè Evropèn, do t’ia niste nga KULTURA. Kjo vlen edhe pèr qytetet tona.
Evolucioni  teknologjik, nuk njeh gjini, shërbimet e tij janë njëlloj të aksesueshme si për gruan edhe për burrin që i zotërojnë këto aftësi.Kostoja e shërbimeve ju mundëson atyre që të jenë aktive në funksion të ëndrës së tyre, Familjes së shëndetëshme.
Përmirësimi i vazhdueshëm infrastrukturor lehtëson mundësitë për çdo pjesëtar të shoqërisë  drejt dy ëndrave tè njè realiteti : QYTETE  më tè mira,por jo vetèm me burra,as  vetèm me gra,por  me tè gjithè bashkè ,pa lènè nè hije apo mjergull kontributet  E VERTETA dhe tè bazuara nè vlera dhe parime.

  Meqè èshtè 8 Mars  kam edhe njè ‘’Buqetè’’ tjetèr Falenderimesh:
Falenderim  rrjetit tè grave ‘’Barazi nè Vendimmarrje’’ i cili prej nga tetori 2009 ka qènè prezent nè Dibèr me veprimtari pèr shèndetin e gruas,trajnimeve tè grave nè politikè,sensibilizim mbi ligjin pèr Barazinè Gjinore, Pyetèsorè mbi çèshtje lokale,tryeza me gra kandidate pèr kèshilltare lokale…

Faleminderit  grave dibrane dhe familjeve tè tyre, qè kurrè nuk u ndalèn ,sa here qè ju kèrkoje

bashkèpunim, sa here qè i doje nè krah, sa here qè u duhej tè rreshtoheshin  nèpèr mitingje elektorale. Atyre…tè gjithè ju kemi  njè borxh tè madh: Njè Dibèr mè tè mire!

Te vertetat e heshtura te grave dibrane.



Historia, kjo strehë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, vazhdon të na tundojë më pikëpyetje dhe enigma, për fat të mirë. Them për fat të mirë, pasi interesi dhe kërshëria janë kundërpërgjigja më e mirë ndaj harresës në mënyrë që brezave që vijnë t’u trashëgohet, ndër të tjera, edhe historia, çka kërkon nga ne gjakftohtësi, memorie dhe arsyetim për t’u lënë atyre si trashëgim të vërtetat e pastra.
      Ka një pyetje që vazhdimisht më bren: A mos ndoshta shqiptarët shohin tek e kaluara të ardhmen e tyre apo e tashmja po i çorodit kaq shumë, saqë nuk po mund të orientohen të sigurt drejt së ardhmes?!
Sa peshë ka e kaluara në jetën e re dhe të vjetër të një kombi, që historinë e vet ia la peng jo pak herë politikës, që e “shet” të vërtetën lirë në një treg të pandershëm kaotik bëmash, ku jo gjithçka është HISTORI, përjashtuar asaj të shkuare që kurrë nuk vdes.
E vërteta, shpeshherë është brenda nesh. Ajo nuk është pronë e askujt, ajo është pasuri e gjithkujt, thesar për atë që di ta ruajë, ta mbrojë, ta shprehë. Më kujton euforinë e viteve ’90, kur lirinë e mendimit e fituam të gjithë në një kohë, vazhdoj ta konsideroj një dhuratë të shtrenjtë që duhet ruajtur me kujdes. Në të është fjala dhe fjala, për mua, do të thotë “E VËRTETA”, ajo që vazhdimisht sulmohet, dhunohet, fshihet, deformohet. E përtej mjegullës së gjatë që fsheh pamjen reale, sa e vështirë të gjesh gjurmët, ato që të orientojnë rrugëve, andej nga ku e ardhmja nuk është utopi.
E vërteta nuk ka zot që ta komandojë, modifikojë, e vërteta është Zot i protagonistëve dhe ata duhet ta rrëfejnë atë kurdoherë. 
Dua t’ju rrëfej të vërtetën
Ju rrëfej të vërtetën, atë që fshihte dhe hiqte diktatura, atë që sulmojnë dhe mënjanojnë pinjollët e saj në çdo kohë sepse koha është plurale, ajo nuk ka fillim dhe fund, por ka njerëz të vjetër, të rinj.
Shikoni këto dy fotografi, nuk besoj se ju duken si dy të ndryshme, janë e njëjta foto, në të njëjtën ditë, të njëjtat gra, në të njëjtën ngjarje (të vitit 1943), të gjitha delegate dibrane, të lodhura nga rrugëtimi i gjate drejt Beratit ku organizohej Kongresi i Parë i Gruas (antifashiste) shqiptare.
Po t’i shikoni këto dy fotografi, ku njëra është marrë nga vepra me titull “Gruaja shqiptare në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”, ndërsa tjetra ne “sundukun” e gjyshes sime, që foton e vjehrrës së saj, Lefe Kadiu, delegate e Dibrës, e kishte ruajtur me shumë kujdes, duke e sjellë deri në ditët tona. Vëreni ndryshimet. Të kushtëzuara nga formati?! U është hequr prezenca nga fotografia, me ç’të drejtë?! Është ndryshuar portreti (koka e njërës në trupin e një tjetre, përse vallë tërë kjo përpjekje e mundimtë?!
 Përse gratë antifashiste në një botim të realizmit socialist, koha i formatonte keq, u fshihte portretin duke ikur prej reales? Përse fjalës së delegates nga Zerqani, me emrin Lefe Kadiu, pas fjalimit te botuar pjesërisht në këtë tekst nuk i vihet emri?! (fq 262 -263). Përse kontributet fizike, mendore, shpërbleheshin me harresë kolektive?!Përse kaq pak thuhej/t Faleminderit!
Ta kemi trashëguar këtë tipar deri në ditët tona?!
DELEGATËT E DIBRËS, në nëntor të vitit 1944, ishin bashkë me qindra gra të tjera nga e gjithë Shqipëria që sakrifikuan jo pak në emër të idealit për çlirim. Ndjehem mirë që të paktën me të vetmen foto që disponoj, ju rrëfej të vërtetën ku aktorë realë janë gjithmonë ato që sakrifikojnë më shumë, ata që anashkalohen lehtësisht.
Nuk paska pasur vend për te gjitha ne faqen 264 te këtij vëllimi nga ku vetëm nëntë prej tyre panë dritën e botimit. Po te tjerat?! Emrat e tyre?! Pasi te vërehen me kujdes te dyja fotografitë vini re deformimet qe citova me lart.
Kërkojini, por kujdes, jo gjithmonë në librat e historisë mund të gjeni të vërtetën. Kërkojini në sundukët e gjyshërve, ngacmoni kujtesën e tyre, ajo zgjohet, gjallërohet, përtërihet kur ju trazon të shkuarën. Eh sa fat ti kesh gjallë dhe pranë! Sot mendja e tyre nëse ka mbijetuar prej “pushtimeve të regjimeve” është e lirë edhe pse jashtë çdo funksioni a detyre. Sepse ashtu i trajtonte regjimi individët si prej materieje pa shpirt. Regjimet, kjo e kaluar e errët që fshin dhe nxin kontribuuesit e saj zor se mund të ketë të ardhme?!
Kjo kambanë ushton ende, ndonëse pohohet se jemi shkëputur nga e kaluara, nga ajo që mohon pa arsye protagonistët e vet. Kam bindjen se ky nuk është vetëm një rast, por jam e sigurt se e kaluara ka projektuar diçka të ngjashme me këtë skenar në ditët tona ku në çdo familje fshihen qëllimisht të vërteta që heshtin, gënjeshtra që “ulërasin” regjimeve.
Të demonstrosh të vërtetën kur ke jetuar në të, ke prekur dhe ndjerë atë, është detyrë qytetare. Ndaj për çdo prag-mars ne nderim te 8 marsit ulem dhe shkruaj diçka me dëshirën se gjithçka që përbën ngjarje duhet dokumentuar me fjalë, foto, kronika apo falënderim e kujtesë.
 Vitet ‘90 ishin një kthesë e fortë jo vetëm në historinë e Shqipërisë, bota do të ndryshonte aks. Thuhet rëndom se gratë ndjejnë ndryshimet dhe i përcjellin pa dorashka ato në mjediset ku ndërveprojnë falë ekspresivitetit të lexueshëm që i karakterizon nga natyra.
 Në Dibër (oh sa herë nis e shkruaj për këtë aspekt kam nevojë për oponencë) ndryshimet e ndrydhura nga betonizimi i të vetmit institucion të kohës, Frikës, figuruan gratë e para kundraregjim, ato që shumë shpejt do të emërtoheshin Lidhja Demokratike e Grave dega Diber. Lirie Agolli, Neri Agolli, Emrie Skuka, Nazmie Stojku, Lamiha Besatari, Mira Kurtaga, Flora Hoxha, Merita Kodra, Besa Mera, Natasha Mazari, Sashenka Nazifi, Kize Zeneli (kryetarja e pare e LDG dega Diber), ishin shumë. U bënë akoma më shumë ndër vite (te gjitha janë në memorien time). Ndër meritat më të mëdha dhe të pamohueshme, për të cilat nuk kam reshtur së falenderuari në mjediset politike apo festive të kohës, ishte, besoj se duhet të jetë ende: E drejta e grave për të advokuar, mbledhur, zgjedhur, folur, kundërshtuar, kërkuar, ndryshuar!
Kjo ishte liria e munguar ndër vite, ishte “dhurata” që këto ZONJA ua bënë shumë të tjerave në vitet që do pasonin, dhuratë lirie që vetëm atyre që u ka munguar (ajo, liria)mund ta çmojnë dhe vlerësojnë.
Nuk mund të mbetet në harresë, kurrsesi, kontributi e tyre prej të cilit përfituan ato të ndrydhurat që persekutimi diktatorial ua kishte lënë fëmijët pa shkollë, prindërit, të afërmit pa atdhe, pa varr, familjet pa identitet, pa të ardhme. Në kujtesën time janë të dokumentuara të gjitha veprimtaritë e LDG Dibër nga viti 1991, deri në vitin 2012, të gjitha mbledhjet e mundimshme, takimet shpresëdhënëse, festat, persekutimet, protestat, fitoret, humbjet, zgjedhjet, rizgjedhjet (të gjitha këto objekt i një studimi të veçantë). Askush nuk është i privuar të jetojë dhe përkujtojë realitetin, askujt nuk kemi të drejtë t’ia cungojmë prezencën apo kujtesën. Gjithkush ka nevojë për vëmendje dhe përkujdes për sa kohë është gjallë. Ky detyrim human përbën edhe epërsinë tonë nga gjallesat e tjera johumane. Koha seleksionon ngjarjet dhe individët, por jo pa kontributin tonë: mirënjohje, pendesë, reflektim, kujtesë.
Falënderimi rrjedh, natyrshëm, pas akteve korrekte, për të cilat shoqëria kishte dhe mbase ka vërtetë nevojë; pa ia “prerë kokën” askujt, pa ia mohuar prezencën, pa ia penguar të drejtën për tu mbledhur, zgjedhur dhe zgjedhe të tjerë.
Këto fantazma të së kaluarës që gjallojnë në një realitet që gjithmonë e më shumë ka instrumente që flasin(media, opinión qytetar, rrjete sociale), fton qytetarinë të jetë aktive dhe e vëmendshme, e ndjeshme dhe e arsyeshme për të qenë më pranë së vërtetës për t’i shërbyer më mirë jetës dhe problematikës gjithnjë e në rritje me të cilën përballet bota sot. Dhe qytetaria, ajo e vërteta qytetari flet, por me maturi edhe kur politikës nuk i pëlqen, dëshmon përtej politikës, interesave të saj. Jo e gjithë real-problematika është shkak apo produkt i politikës e për rrjedhojë jo gjithmonë pasojë e saj. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë ajo shoqëri i ka humbur të dyja (qytetarinë dhe të vërtetën), për fat të keq.
Që nesër, ajo (e vërteta) të jetë histori, lypset të edukohemi me të, pa e urryer, paragjykuar apo mohuar. Me pjesëmarrje apo indiferencë kjo është çështje e mundësisë, cilësisë, sasisë së lirisë dhe nivelit të qytetarisë që ndryshon bashkë me kohën që ka si protagonistë njeriun, atë që bën, shkruan dhe jeton të Vërtetën e cila nuk është më bardh e zi si dikur, por plot ngjyra, jetë e gjallëri. (shkurt 2013)

                                         Fotografia origjinale e ruajtur ne familjen e Lefe Kadiut, ndersa tjetra e botuar me montim.  

Nëpër fjalët e një GRUAJE të madhe

Fjalët e saj do ti mbeteshin në mendje kujtdo, për peshën e mendimit që mbartin, për tonin me të cilin ajo i shqipton ato dhe  jo vetëm  në  respekt të viteve të gjata që mbart mosha e saj ,,,Eshtë e cuditëshme se si grave të tilla vargu i gjatë i viteve ju vesh një lloj fisnikërie që zbukuron portretin edhe pse i plakur nga rrudhat, thinjat dhe vulat e viteve . Thjeshtësia e saj njerëzore jasht skenës dhe rolit  më bën të kuptoj  se nuk është vetëm fama ajo që fisnikëron portretet e nënave apo gjysheve tona... Keni provuar t'ju uleni pranë, të bisedoni me ta duke ju shtrënguar duart me dashuri , ti pyesni në atë mënyrë sikur mendimi i tyre është i rëndësishëm për ju? Ato flasin e flasin ,,, kanë aq shumë për të thënë ndoshta  edhe pse jo gjithcka thonë ka vlerë por është vemendja jonë ajo që din të përzgjedhë atë që ka vërtet vlerë duke ju falur atyre ndoshta të fundit kënaqësi jete. Gjyshja ime nuk është e famshme por jeta e saj ka kaq shumë histori sa cdo grua e MADHE do të kishte dashur ti dinte . Sepse jeta është shkolla e vërtetë ku parakalojnë vlerat tona : dinjiteti, nderi , krenaria, poshterimi, dhunimi, mbijetesa, forca.''Vuan më shumë ai/ajo që urren sesa ai/ajo që urrehet'' - Kështu tha ajo Gruaja e MADHE (që të madhe nuk e bëri vetëm skena) ,nëpër një bisedë rutinë që i erdhi natyrshëm duke kujtuar ndoshta dhe përvojat e viteve të saj, punës, roleve të shumta ku mbase dhe ajo është urryer pa shkak,,,A mos ndoshta urrejtja është ndonjë derivat i xhelozisë së sëmurë?! Nuk e di, merreni si konkluzion të nxituar përkufizimin tim hipotetik.'' Kështu më mësonte mama'' - Përsëriste shpesh e madhja Tinka Kurti edhe pse mban 80 e ca vite mbi shpinë. Dhe unë e përsëris me vete  e s'di pse sot dua ta them me zë të lartë sepse ato mamat tona na thanë e rrëfyen shumë,,,janë objekt kujtimesh personale por jo vetëm personale,,, Jo rrallë herë shembujt e thjeshtë frymësojnë, edukojnë. Jetojmë një realitet të cuditshëm ku ekranet pushtohen nga bukuri të retushuara, që duam apo  s'duam na imponohen nga reklamat, kopertinat e fotografive dhe fjala ka shpejtësinë e jo dritës ( atë të zërit)... Prandaj, pikërisht ca fraza -jete  grash që të mëdha nuk i bëri as bukuria, as fotoshopi, as pushteti ,as paraja, por vetë jeta ,puna, vështirësitë janë dhe do të jenë objekti im i vazhdueshëm. Dhe mama e mësonte atë të madhen jo vetëm prej viteve por edhe sukseseve të saj pafund se si në jetë  duhet të të udhëheqë gjithmonë DIJA. Takimi me Tinka Kurtin më shumë sesa madhështinë e takimit me  një artiste të madhe m'u duk se më dhuroi prezencën e nënës, gjyshes që njeriu mundëson ti ketë pranë edhe pse jo fizikisht përmes fjalëve, kujtimeve, copëzave të jetës edhe pse ndoshta të vështira. Jeta e saj është një tablo  ku bashkëjetojnë të gjitha ngjyrat duke i dhënë jetë dhe kuptim shoqja-shoqes. Nëpër rrëfimet e saj unë kuptoja se brenda moshës jeton rrugëtimi ynë ku e shkuara bardh e zi ka shkëlqimet e arta të fshehura nga sistemet dhe ku e ardhmja gri ka ngjyrat  e vjeshtës ku ndonjëherë bashkëjetojnë të gjitha stinët . Lotët e saj teksa interpretoi aq natyrshëm tek ''VATRA
panshqiptare nuk ishin vetëm lotët e saj,,,ishin LUTJE të ASAJ që i ka falur aq shumë atdheut të vet.Ajo hyri kaq spontanisht te VATRA ,por mbeti përjetësisht aty në kujtesën time, (edhe unë e vizitova për herë të parë VATREN atë ditë) sepse të gjitha vargjet e recituara prej saj me aq ndjenjë në kaq shumë vite jetë, ishin kaq pranë me autorët e tyre që vishnin muret , që flisnin përmes të përkushtuarit zotit Dalip Greca . Fishta, Noli, Koliqi , Konica,,, ( i kisha shpjeguar  ne programet mësimore por këtu ato mu dukën vitalë)mijëra kontribues që i dolën zot atdheut në ditë të errëta. Në dalje të godinës ( si teqe shqiptarësh) ajo prek një libër të nanës Terezë dhe vargjet e saj LUTJE ndoshta ishin lutjet e gjithë popullit të një Artistje që i takon gjithë popullit të saj.Për të përjetësuar njerëz dhe vepra nuk nevojiten vetëm akte madhore a ngjarje,dreka apo darka pompoze ....Mjaftojnë ca  xheste të vogla (falemnderit mundësuesve  Adem Belliu drejtues i Albanian Culture TV New York që solli artisten këtu dhe Dalip Greca për atë mjedis aq sistematik) për të prezantuar anët e vërteta të jetëve njerëzore që dijnë të shkëlqejnë në cdo kohë, në cdo vend, edhe kur dritat e skenës janë shuar dhe perdja ka rënë... shfaqja vazhdon nëpër mendjet tona !Marjana BulkuNew York

Individi ky kurban i totalitarizmit


Nëpër rrugëtimin e gjatë në kohë dhe hapësirë, individit si pjesëz shoqërore i është dashur të përjetojë ;sisteme,konflikte,situata me armiq imagjinarë dhe reale.

Dhe si në cdo terren ku kaosi apsurd prodhon ‘’botën pa jetë’’,dikush arrin në fund të rrugës, dikush e humb atë, dikë tjetër e hedhin tej ,dikush kërkon,humbet një tjetër,vdes nga uria, thërret si ai fëmija e vogel që ‘’prindi i papergjegjshem’’- shtet e la vetëm pa ia mësuar mirë ‘’hapat’’ e domosdoshëm.
Ky është individi dhe fati i tij përherë i brishtë,gjithmonë ‘’ i vogël’’duke tentuar cdo cast ‘’të rritet’’ në ‘’botën e pa jetë’’ ku ligjet e shkruara mbeten jo pak herë nëpër letra, ndërsa ato të pashkruara bëjnë ligjin.
Për ta sjelle në jete ,nga ‘’asfiksia’’e gjatë këtë lloj bote ku sistemet thuren dhe shthuren nga roli i Njëshit( theksoj roli,jo nga njëshi personalisht, pasi jemi vete ne ato që amplifikojmë atë) nuk mjafton vetëm liria,por edhe rregullat, nuk mjafton vetëm dis/informacioni,por edhe sistemimi dhe edukimi me të,nuk mjafton vetëm ajri,por edhe cilësia e tij.
Mjaftueshmëria dhe pamjaftueshmëria shfaqen në një përballje të vazhdueshme;
Kemi mjaftueshem parti,por pak liri (duke nënkuptuar edhe rregullin këtu),
Mjaft premtime,por pak realizime,ka mjaft pushtetare,por sa pak eficence,mjaft slogane gjithpërfshirese,por sa pak shtrëngime të sinqerta duarsh me mikun,kolegun,kundërshtarin.
Dicka tepër e rëndësishme ka humbur nëpër këtë rrugëtim edhe pse ndryshoi modelin , asnjëhere thelbin e vet.Eshtë fjala për një lloj tjetërsimi që ndodh në kushtet e dhunimit të karakterit nga poseiduesit e fuqisë që ndodhi gjate…aq gjate sa nuk po di ta fiksoj kalendarisht,as te parashikoj fundin për fat të keq. Di vetëm se ky lloj individi urren dhunën që e ka tjetërsuar dhe rebelohet në forma të tërthorta ndaj saj dhe asnjëherë nuk shpërthen ndaj dhunuesit të vet ,duke viktimizuar të tjerët ndërkaq.Mungesa e durimit dhe tolerances, mungesa e dialogut dhe komunikimit dhe prirja për revansh jane FYTYRA e vërtetë e metamorfozës së shpirtit të individit që totalitarizmi e përcudnoi.E nëse plaget mjekohen,injektohen,mbyllen, shpirtrat e plagosur i gërryen dhembja…
KUJDES me ta!
Fenomeni i tjetërsimit të individit në kushtet e dhunimit të karakterit nuk e prodhon vetëm sistemi politik,por edhe ai kulturor,ekonomik dhe shoqëror.Ky tjetërsim shfaqet si : -mbijetesë dhe si-interes në t% dyja rastet me pasoja negative pasi të privon nga bota e gjallë e vetvetes.
‘’Loja’’ me individin i ngjan asaj me maska ku rolet nuk jane pjesë e karakterit (ai është nën trysni të vazhdueshme) .I brishti,tolerant ,rebeli,agresivi, ,,nën fytyra maskash dhe kur kjo bie ,ai i brendëshmi karakter shpërthen.
Nuk jetoi vërtetesisht,i privuar nga vetvetja dhe të tjerët në një realitet ku vetëm shpresa se rregulli është mbi cdo lloj lirie është garanci.
Dhe ndoshta akoma shpreson apo pret që E DREJTA të orientoje tregun e gjerë të padrejtësive.E ndërsa individi përfshihet në luftën mes këtyre të dyjave mos vallë është detyruar të tjetërsohet për të ‘’përfituar’’ një të drejtë më shumë në botën që mund të bëhet gjithnjë e më e padrejtë nëse nuk funksionojnë disa rregulla?!
Të drejtat e minoriteteve, të drejtat e homo…,etj,etj,etj….Po për të DREJTAT e të DREJTEVE a do kujtohet kush ne botën që vrapon?!
Mos ndoshta duhet të tjetersohen edhe këto në të padrejte e të hyjnë në rreshtin e gjatë të përfituesve?!
Vështirë të ketë shoqëri perfekte,kjo tashmë dihet por mbikqyrje kujdesi  ndaj saj duhet të ketë në mënyrë të vazhdueshme,madje në cdo qelize(familje,institución).Rreshtojmë mënyrën e tyre të të votuarit,por kurrë problematikat që gjeneron një shoqëri e për më tepër e dhunuar e që cdo ditë imiton atë.

1.Mbikqyrja ekonomike dhe 2. Mbikqyrja sociologjike janë dy nga sfidat e rëndësishme për të strukturuar atë që shpesh herë duket e pamundur ;INDIVIDIN. Personalisht këmbengul që përmes procesit te EDUKIMIT pse jo edhe atij fetar mund te iket nga tjetërsimi .Vetëm përmes edukimit mund të iket nga kompleksiteti provincial,nga frika se e panjohura është errësire e pakapercyeshme,iket nga TOTALITARIZMI.
Dua të sjell në vëmendje Frojdin (ashtu sic bej zakonisht) dhe kompleksin e tij të Edipit ikja prej të cilit bëhet përmes edukimit nënë-bir/bije.Apo Ikja nga kompleksi i Rozafes që sipas Fugës, bëhet po nëpërmjet EDUKIMIT pasi themelet e forta nuk kanë nevojë për kurbane jete ,por për cilësi dhe perfeksion,planimetri dhe parametra bashkëkohor.
Ikje nga tjetërsimi i individit nëpërmjet CLIRIMIT të tij!
                                                                                          

Individi

Nëpër rrugëtimin e gjatë në kohë dhe hapësirë, individit si pjesëz shoqërore i është dashur të përjetojë ;sisteme,konflikte,situata me armiq imagjinarë dhe reale.
Dhe si në cdo terren ku kaosi apsurd prodhon ‘’botën pa jetë’’,dikush arrin në fund të rrugës, dikush e humb atë, dikë tjetër e hedhin tej ,dikush kërkon,humbet një tjetër,vdes nga uria, thërret si ai fëmija e vogel që ‘’prindi i papergjegjshem’’- shtet e la vetëm pa ia mësuar mirë ‘’hapat’’ e domosdoshëm.
Ky është individi dhe fati i tij përherë i brishtë,gjithmonë ‘’ i vogël’’duke tentuar cdo cast ‘’të rritet’’ në ‘’botën e pa jetë’’ ku ligjet e shkruara mbeten jo pak herë nëpër letra, ndërsa ato të pashkruara bëjnë ligjin.
Për ta sjelle në jete ,nga ‘’asfiksia’’e gjatë këtë lloj bote ku sistemet thuren dhe shthuren nga roli i Njëshit( theksoj roli,jo nga njëshi personalisht, pasi jemi vete ne ato që amplifikojmë atë) nuk mjafton vetëm liria,por edhe rregullat, nuk mjafton vetëm dis/informacioni,por edhe sistemimi dhe edukimi me të,nuk mjafton vetëm ajri,por edhe cilësia e tij.
Mjaftueshmëria dhe pamjaftueshmëria shfaqen në një përballje të vazhdueshme;
Kemi mjaftueshem parti,por pak liri (duke nënkuptuar edhe rregullin këtu),
Mjaft premtime,por pak realizime,ka mjaft pushtetare,por sa pak eficence,mjaft slogane gjithpërfshirese,por sa pak shtrëngime të sinqerta duarsh me mikun,kolegun,kundërshtarin.
Dicka tepër e rëndësishme ka humbur nëpër këtë rrugëtim edhe pse ndryshoi modelin , asnjëhere thelbin e vet.Eshtë fjala për një lloj tjetërsimi që ndodh në kushtet e dhunimit të karakterit nga poseiduesit e fuqisë që ndodhi gjate…aq gjate sa nuk po di ta fiksoj kalendarisht,as te parashikoj fundin për fat të keq. Di vetëm se ky lloj individi urren dhunën që e ka tjetërsuar dhe rebelohet në forma të tërthorta ndaj saj dhe asnjëherë nuk shpërthen ndaj dhunuesit të vet ,duke viktimizuar të tjerët ndërkaq.Mungesa e durimit dhe tolerances, mungesa e dialogut dhe komunikimit dhe prirja për revansh jane FYTYRA e vërtetë e metamorfozës së shpirtit të individit që totalitarizmi e përcudnoi.E nëse plaget mjekohen,injektohen,mbyllen, shpirtrat e plagosur i gërryen dhembja…
KUJDES me ta!
Fenomeni i tjetërsimit të individit në kushtet e dhunimit të karakterit nuk e prodhon vetëm sistemi politik,por edhe ai kulturor,ekonomik dhe shoqëror.Ky tjetërsim shfaqet si : -mbijetesë dhe si-interes në t% dyja rastet me pasoja negative pasi të privon nga bota e gjallë e vetvetes.
‘’Loja’’ me individin i ngjan asaj me maska ku rolet nuk jane pjesë e karakterit (ai është nën trysni të vazhdueshme) .I brishti,tolerant ,rebeli,agresivi, ,,nën fytyra maskash dhe kur kjo bie ,ai i brendëshmi karakter shpërthen.
Nuk jetoi vërtetesisht,i privuar nga vetvetja dhe të tjerët në një realitet ku vetëm shpresa se rregulli është mbi cdo lloj lirie është garanci.
Dhe ndoshta akoma shpreson apo pret që E DREJTA të orientoje tregun e gjerë të padrejtësive.E ndërsa individi përfshihet në luftën mes këtyre të dyjave mos vallë është detyruar të tjetërsohet për të ‘’përfituar’’ një të drejtë më shumë në botën që mund të bëhet gjithnjë e më e padrejtë nëse nuk funksionojnë disa rregulla?!
Të drejtat e minoriteteve, të drejtat e homo…,etj,etj,etj….Po për të DREJTAT e të DREJTEVE a do kujtohet kush ne botën që vrapon?!
Mos ndoshta duhet të tjetersohen edhe këto në të padrejte e të hyjnë në rreshtin e gjatë të përfituesve?!
Vështirë të ketë shoqëri perfekte,kjo tashmë dihet por mbikqyrje kujdesi  ndaj saj duhet të ketë në mënyrë të vazhdueshme,madje në cdo qelize(familje,institución).
Rreshtojmë mënyrën e tyre të të votuarit,por kurrë problematikat që gjeneron një shoqëri e për më tepër e dhunuar e që cdo ditë imiton atë.

1.Mbikqyrja ekonomike dhe 2. Mbikqyrja sociologjike janë dy nga sfidat e rëndësishme për të strukturuar atë që shpesh herë duket e pamundur ;INDIVIDIN. Personalisht këmbengul që përmes procesit te EDUKIMIT pse jo edhe atij fetar mund te iket nga tjetërsimi .Vetëm përmes edukimit mund të iket nga kompleksiteti provincial,nga frika se e panjohura është errësire e pakapercyeshme,iket nga TOTALITARIZMI.
Dua të sjell në vëmendje Frojdin (ashtu sic bej zakonisht) dhe kompleksin e tij të Edipit ikja prej të cilit bëhet përmes edukimit nënë-bir/bije.Apo Ikja nga kompleksi i Rozafes që sipas Fugës, bëhet po nëpërmjet EDUKIMIT pasi themelet e forta nuk kanë nevojë për kurbane jete ,por për cilësi dhe perfeksion,planimetri dhe parametra bashkëkohor.
Ikje nga tjetërsimi i individit nëpërmjet CLIRIMIT të tij!
                                                                                          

Liria ime

Atyre nuk ju pëlqen liria ime. Kurrë nuk ju ka pëlqyer...As kur isha në bankat e shkollës,as kur duhej të isha e lirë për të zgjedhur një profesion që garantonte të ardhmen, as kur ajo (liria )u legalizua edhe në kushtetutë. Nuk ju ka pëlqyer  kurrë liria e një njeriu të mirë, të drejtë ,korrekt, sepse...po sikur  të krijoheshin shumë të tillë pastaj!!! Cfarë të bënin me ta?! E për cfarë mund t'ju duheshin fundja?Po sikur mijëra shpirtra të lirë të vrarë për një fjalë goje,për një dëshirë të pamundur,për një ëndërr të ndaluar të  rebeloheshin nga mungesa e gjatë e lirisë e të kërkonin shpagim?!


Liri???
Ndoshta e kane urryer konceptin e lirisë, fundja nuk kanë pasur asgjë kundra meje,teje,jush, atyre shumë si unë që lirinë - rregull  e kanë kyc në jetën e tyre shpirtërore, familjare, shoqërore.
 Nuk ju pëlqeu liria ime për të ndërtuar me djersë me nder, me pastërti.
Nuk ju pëlqeu liria ime për ti thënë të vërtetat,për ti mbrojtur ato.
Nuk ju pëlqeu liria ime për tu kujdesur për njeriun në nevojë, për atë që kërkon një dorë ndihme e kujdesi.
Liria ime është e drejta ime për të dëgjuar atë që flet drejt dhe shtrembër, atë që hesht dhe fshihet, atë që shpif dhe gënjen...Jam e lirë që për sejcilin të duartrokas, flas, mbështes, kundërshtoj, shmang.
Kjo është  LIRIA ime që edhe nëse nuk ju pëlqen, ajo është sa shpirtrore, aq edhe deklarative , sa e dukshme aq edhe e pashpallur ,por përherë prezente si ajri që na ushqen me jetë.
Liria ime!!!...Mos ndoshta i bënte të tjerët të ndjeheshin më të lirë ,prandaj dhe nuk duhej njohur,pranuar,respektuar.Ma mohuan lirinë. Ma shanë, dhunuan, deformuan m'u përpara syve të mij dhe mijopisë së tyre. Më thanë se nuk kam të drejtë të jem, të kem ,të mund.
Në fakt liria ime kishte dhe ka në thelb njeriun, jetën,pastërtinë morale, familjare,mendore,ka në thelb edukimin e vlerave më të mira nga familja ,shkolla, shoqëria.Liria ime ëndërronte ,por nuk mbeti vetëm një ëndërr. Përmes punës ne ndërtuam atë që kishim ëndërruar. Dhe produkti i ëndrrës tonë është atje, syzgjuar ,i pagjumë nga braktisja, i pasigurt nga largësitë që distanca mjergullon.
Ti trembesh Lirisë  është njësoj si të kesh frikë nga jeta ,nga kjo dhuratë e bukur që kërkon përkujdesje e dashuri që në embrion. Ta duash lirinë, ta shpjegosh se si ajo vjen në jetë dhe se si kërkon vazhdimisht përkujdesje dhe përgjegjësi është mision jo misionarësh por dinjitarësh që jeta skalit me prova dhe sprova.
Lirisë mund t'i trembesh kur nuk e njeh atë, kur je rritur me mllefin e një urrejtje të pa kuptimtë dhe frikën që të nxit ankthi përndjekës i gabimeve të pafund në fshehtësi dhe joliri. Gjithcka e bukur lind nga liria: Vargu,fjala,harmonia,dashuria,jeta,respekti,mirenjohja. Eshtë kahu tjetër cdo medaljeje.
Eshtë shumë e shtrenjtë ,aq sa nuk blihet as në treg dhe as në panaire. Eshtë si një thesar i trashëguar brezash...Prandaj luftohet për të. Kronologjitë historike dëshmojnë se e drejta e mohuar padrejtësisht kur fitohet quhet LIRI.
  Atyre nuk ju pëlqente liria ime për të besuar në një Zot, duke respektuar besimin e tjetrit, pa e përbuzur atë, pa ia imponuar të mijat principe, pa dhunuar të tyret ,përvecse në rastet kur ato janë perverse dhe  kundërshtimi është detyrim  lirie.
Ka disa Liri që trembin.Ka disa joliri që bashkëjetojnë me njeriun. C'paradoks !
Liria ime nuk më tremb, ajo robëron ligësinë, padrejtësinë.Ajo ndërton besimin, shpresën.
Eshtë e bukur liria ime!Ajo  nuk dhunon,as përcudnon,përkundrazi u shpall luftë atyre sepse liria ime është e jetës liri.
Marjana Bulku (gusht 2014)

Letërsia si eksperiencë dhe angazhim

Krijimtaria letrare , një profesion apo pasion,eksperiencë apo sprovë  duket se mbi gjithcka na krijon mundësinë ne që të mblidhemi e  komunikojmë së bashku edhe pse udhëtojmë dhe lëmë disa preokupime jo të vogla familjare.Eshtë jetik komunikimi ndërmjet njerëzve , është tipari yni dallues si humanë por në ditët e sotme kur rëndom shikon sesi lufta dhe kërcënimet, shpifjet dhe përplasjet, vrasjet dhe përbaltjet janë shndërruar më së shumti në të vetmin mjet komunikimi, sapo të lexosh lajmet,sapo të shohësh transmetimet televizive...vlera e komunikimit ndërnjerëzor shumëfishohet dhe merr një përmasë  të jashtzakonshme.Kemi  harruar të jetojmë si njerëz vallë? Ky është monologu im i vazhdueshëm.Një monolog nga ku shpesh herë lindin vargjet e mendimeve të mija, enigmat, zgjidhjet, ëndrrat shpresat edhe zhgënjimet...Krijimtaria letrare sipas meje është një lloj angazhimi që gjithsejcili merr përsipër ,është si një lloj tablete që mbart zbutësin e duhur për dhimbjen ,brengën , dëshirën.E sinqertë ose retorike , e drejtpërdrejtë ose personifikuese , reale apo hiperbolizuese formula e letërsisë ka funksionuar përherë në cdo kohë edhe nëpër librat e ashtuquajtur të verdhë që komandat e regjimeve të padrejta dirigjonin.Më besoni  kur them se unë shpresoj shumë nga artisti qoftë ky i artit pamor apo i atij të  mendimit, sepse une besoj shumë tek momenti që e lind artin , mund të jetë i dhimbshëm ai moment por gjithmonë i thur himn jetës.Letërsia si përjetim,si mendim dhe si  përgjithësim sipas meje, është mjet reagimi ndaj realitetit, e nëse e ndjek me vëmendje aty brenda fjalëve  ka një platformë ku shkrihen eksperiencat njerëzore, ngërcet e saj ,por edhe zgjidhjet.  Sepse poeti e jeton me shpirt jetën, ai nuk merr dhe duke qene i ndëgjegjshëm për këtë jep, jep, jep dhe a e dini cfarë : receta falas mendimi (kështu do ti quaja unë vargjet)! Ndonjëherë sëmundjet shkaktohen nga shpirtrat e sëmurë që unë mendoj se poezia, muzika , arti në përgjithësi, ka forcën ti kurojë.Letërsia si mesazh  ka mundësi të depërtojë gjithkund, atë nuk e pengon dot asnjë lloj muri sepse ka si mjet ; Fjalën. Ndoshta pikërisht duke u nisur nga ky fakt personalisht i kushtoj rëndësi asaj cfarë do të transmetojë mendimi. Nuk ka renditje më të bukur fjalësh sesa ajo që ndërton një mesazh , një zgjidhje , një përgjithësim që njeriu i kohëve moderne nuk ka kohë e as vullnet për ta lexuar, por po, ai ka nevojë të dëgjojë poezi e pse jo të shërojë shpirtin e lodhur apo ''të sëmurë'' nga kohët e vështira përmes disa rreshtave.Më kujtohet shpesh një poet evropian që thoshte se poezia e angazhuar i ngjan një krisme në mes të një shfaqjeje,,,ajo pra nuk vret, as plagos,por ajo duhet të dëgjohet dhe për më tepër kur kjo ''shfaqja jonë tragjikomedi-shqiptare'' ka kaq shumë paradokse dhe anomali , i duhet lënë shteg poezisë, asaj të sinqertës që lind pas cdo dhimbjeje, gjatë një nate të pagjumë, pas cdo skandali që politika shfaq dhe fsheh, lind pas cdo akti të thjeshtë njerëzor që ekranit miop ndoshta nuk i jep përfitime, por jetës dhe njerëzve  u jep leksione të mëdha.Letërsia si angazhim , është tregues dhe matës demokracie, është pjesmarrje në proceset e mbarsura me problematikë njerëzore që poeti i sheh neutralisht, jo i yshtur, jo i detyruar,por  i lirë, real,,,gjëra  për të cilat duhet thënë pse jo edhe faleminderit sepse ku është fjala, është problematika, zgjidhja , aty është heroi dhe viktima, fantazia dhe realiteti , historia dhe e tashmja ,aty  është NJERIU.Dhe së fundmi më lejoni  të guxoj të  them se si poezia është sinqeritet,,,nuk ka akt më të sinqertë se ai poetik, sigurisht kur është i maturuar dhe i pjekur , pasi mendoj se nje akt të tillë nuk e nxit askush pëvecse një zë i brendshëm , kemi provuar të gjithë të shkruajmë.A nuk është ajo  një veprimtari   që as urdhërohet e as komandohet ,as retushohet  e as mohohet sepse ajo ekziston tek krijuesi i vet ai që vazhdimisht  e kemi quajtur UNI poetik.Unë besoj tek letërsia ,tek fjala e ndërtuar me sinqeritet dhe maturi, besoj tek piktura , besoj tek tingulli muzikor , sepse besoj tek njeriu artist, në mos i tëri i vërtetë ka një pjesë sado të vogël vërtetësie... Nga lartësia e poezisë si art mendimi ,botën e shoh më mirë!Ju falemnderit!

 (Nga fjala e mbajtur në ''Audiencë me shkrimtarët e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë Monroe College )

Marjana Bulku 
21 shtator 2014


Featured Post

Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.

Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...