Sikur shoqëritë të udhëhiqeshin nga besimet e pastra!
Përtej
atyre dhjetra historive me baballarë, tyrbe e teqe që unë kisha dëgjuar
në familjen time , zgjodha vetëm njërën për tia treguar tim biri ,
lidhej me një ngjarje reale përjetimi,shërimi edhe prej forcës së
besimit . Kishte qenë pikërisht ky akt që ma bëri të afërt këtë frymë
bektashizmi që bëhet edhe mē e ndjeshme dhe e prekshme kur i afrohesh
atyre objekteve të kultit që mbartin brenda njerëz, aktet e tyre dhe
mirnjohje njerëzore përreth. Dhe kështu
vjen besimi tek unë , si një pasuri shpirtrore e trashëguar , si një
peligrinazh historish që nuk mbetet aty edhe pse nuk shoqërohet nga
praktika a rituale ku demonstrohet apo edhe imponohet mënyra se si
beson, leximi dhe thellimi nëpër njohuritë ka qenë mjeti më i mirë për
mua për ta mbajtur gjallë atë.Një lloj spiritualizmi që ndërlidh
elementët e besimit me mjetet dhe mënyrat se si transmetohet ai .
Bektashizmi dhe tri shtyllat që e mbajnë në këmbë atë; 1.E
vërteta(harikati)2.Dituria (marifeti)dhe 3.Ligji (sheriati) sot përbëjnë
më shumë se kurrë një arsyje tjetër për të besuar tek forca e besimit,
për të kuptuar se shoqërive njerëzore u duhen mjetet me të cilat besimi
operon ; DURIMI dhe URTËSIA. Misionare në rrugëtimin e tyre
shumëshekullor besimtarët dijnë të përdorin vetëm një gjuhë, atë të
dashurisë, vëllazërimit dhe të përbashkimit edhe kur mbi ta rëndon
padrejtësia, xhelozia dhe lufta brenda llojit çka për fat të keq
përshkon edhe humanët siç nuk do duhej , dëshira e bazuar në vullnet
mban gjallë besimin, mbajti gjallë besimin edhe në kohen kur furia e
urrejtjes u derdh me kazma shkatrrimtare përmbi objektet e kultit,
pikturat, afresket, simbolet, emrat, librat, shkrimet duke rrënuar
materialen që na vërtetoi se sa e patundshme është pasuria shpirtrore.
Humanët janë krijesa fatlume që zoti i favorizoi me tërësinë e tipareve
fizike e shpirtrore dhe intelektuale që ndërveprojnë duke ndërtuar
karakterin atë që kur bashkohet me historitë familjare përshfaq
personalitetin , akte e vepra që institucionet e besimit jua adresuan
bibliotekave aty ku filozofia dhe misticizmi janë baza kryeveprash.
Shqipëria është vendi me një seli botërore bektashizmi që nga nëntori i
vitit 1925 , brenda saj ka një organizim shoqëror, shpirtror ,
intelektual që i ka falur shumë historisë, letërsisë dhe diplomacisë .
Aty predikohet dashuri për të gjithë e Zoti shikohet si besim lutje e
falenderim çka do ti mjaftonte edhe njeriut më të zakonshëm për të
orientuar veten , familjen dhe jetën e vet që sot më shumë se kurrë e ka
të nevojshme të prihet nga : E vërteta , dituria, Ligji.
Marjana Bulku (korrik 2018)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Featured Post
Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.
Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...
-
Eshtë pothuajse katër vjec kjo historizë por mbart kaq shumë emra, personazhe, problematikë saqë natyrshëm më nxit të jem falenderuese që k...
-
Këngëtarja dibrane Vera Laci gjatë vizitës së saj në SHBA ishte e ftuara jonë në Albanian Culture TV në ciklin ''Një jetë...disa ...
No comments:
Post a Comment