Nacionalizmi modern, një shkencë e munguar por gjithmonë prezente në jetën tonë ku dominimi i politikës i ka eklipsuar ngjyrat e nacionalizmit kaq të nevojshëm për ruajtjen e autenticitetit në kushtet e globalizimit kulturor. Ndërkohë që valët e emigrimit bënë që pjesa më e madhe e shqiptarëve të jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike nacionalizmi mbetet një bazë e fuqishme për edukimin e vlerave identitare. Po a i ka pasur Shqipëria kushtet për ta forcuar dhe pasur prezent nacionalizmin etnik, romantik, gjuhësor, fetar apo kulturor?!
Edhe pse shumë prej tyre interferojnë njëri tjetrin edukimi me këto ndjesi nacionaliste në trojet tona ka munguar edhe pse pa frikë duhet pohuar që territorit shqiptar nuk i kanë munguar kalatë shekullore, kullat e lashta, veshjet tradicionale plot kolorite lokale, histori të pa shkruara, folklor i pasur, objekte kulti, artistë, nobelistë madje edhe shenjtorë. Pra Shqipëria e ka pasur plotësisht terrenin e duhur për ta ngritur nacionalizmin në nivelet e modernes. Specifikisht nacionalizmi romantik që pikturohet nga vargjet e Bajronit, i cili i bëri përmendore natyrës, cilësive, heroit duke tipizuar vendin tonë si; “Shqipëri, vendi ku lindi Iskanderi, o nënë e rreptë burrash të ashpër e fisnikë”, një natyralizëm kaq organik i cili e ka të shtruar terrenin folklorik, historik dhe kulturor.
Kur ndjek komuntitetin irlandez në USA duket sikur prek me dorë kulturën e tyre, veshjet e tyre, stilin e tyre të jetesës deri në ngjyra e arredim. Shembulli i përkryer i Nacionalizmit diasporik është komuniteti jezuit në USA por kudo në botë, një nacionalizëm fetar që edukon të gjitha elementet (etnik, gjuhsor, ideologjik, kulturor), njē model i pa të dytë por nga ku kupton se emigrimi masiv, shpërndarja e shqiptarëve kudo në botë e bën të domosdoshëm një sjellje të re në jetesēn e re, në tokën e re;eksportimin e nacionalizmit që mbase mund të quhet nacionalizëm diasporik .
Eksportimi i tipareve rrënjësore, ruajtja e tyre, transmetimi i tyre në mjedisin e ri jo vetëm që identifikon kombësi por edukon vlera historike e kulturore. Tetorin e kaluar një komunitet italo-arbëresh në Nju Jork e shfrytëzoi Columbus Day, traditën shumëvjeçare njujorkeze për të shpalosur kulturën arbëreshe, ku veshjet, këngët, flamuj edhe shqiptarë, bënë paradë avenjuve më të famshme të metropolit amerikan. Nacionalizmi diasporik dhe edukimi i brezave me të duket si një mundësi e re të ardhmes si një qasje ndaj kulturës tonë ku jo vetëm simbolet dhe flamuri janë identitet përbashkues, por edhe folklori, historia dhe mbi të gjitha kultura jonë e cila ka në themele vlera, emra, vepra me të cilat mund të nxitet një e ardhme më e mirë.
No comments:
Post a Comment