Vala e përhapjes së përpjekjeve për të mësuar gjuhën shqipe në çdo cep të globit ku jetojnë shqiptarë është një hallkë e bukur patriotike e cila e ka të domosdoshme edhe bashkëveprimin e aktorëve që e mundësojnë atë. Cilëtdo qofshin ata; shkolla, shoqata, institucione apo individë, përpjekja e përbashkët për ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe brezave të ardhshëm, duhet të shoqërohet me bashkërendim forcash, dijesh, programesh që i shërbejnë historive tona të përbashkëta nën një flamur, gjuhë dhe atdhe.
Intensifikimi i përpjekjeve për të mësuar gjuhën shqipe çon në:
Përhapjen e gjuhës shqipe.
Kushtëzon një standart të përbashkët (çfarë duhet të dijnë grup mosha të përafërta që shkruajnë dhe flasin shqip në diasporë).
Ndërlidh shqiptarët që jetojnë përtej trojeve shqiptare me ata qe jetojnë në territore shqiptare.
Stimulohen dhe nxiten iniciativa, ide, projekte në funksion të një vizioni të përbashkët.
Në vetëm dy seminaret e kaluara të cilat përfshijne katër vjet aktivitet të Children of the eagle dhe AADLC janë bashkuar , janë prezantuar dhe janë shkëmbyer me dhjetra platforma e strategji të të mësuarit të gjuhës shqipe nga shkolla, shoqëri, institucione dhe individë si; Shkolla Kuq e Zi Queens. Shkolla e Qendrës kulturore Shqiptaro-Amerikane Rivendale NJ, Shkolla e qendrës Kulturore shqiptaro-amerikane Cliffton NJ, Shoqata atdhetare Dibra, këtë vit do bashkohemi akoma mē shumë, çka dëshmon se dëshira për mbajtjen e gjuhës shqipe gjallë na bën bashkë.