Peter Fecher, vetëm 18 vjeç banonte në Berlinin Lindor dhe e dinte që muri që e ndante qytetin, i ndërtuar në vitin 1961 u bë simbol i ndarjes midis shteteve diktatoriale dhe atyre demokratike në Europë deri në vitin 1989, kohë kjo kur ky mur u shemb. Një ditë gushti të vitit 1962, teksa po kapërcente murin për në Berlinin Perëndimor demokratik qëllohet nga rojet gjermano-lindore dhe përfundon në mënyrë tragjike tentativa e këtij të riu për të prekur Demokracinë...
Sa mijëra fate të ngjashme...qindra histori për tu rrëfyer! Rasti i Shqipërisë ku numërohen mijëra të arratisur politikë, të vrarë në kufinj, të internuar burgosur politik e qindra të dënuar na rrëfen se ne jetuam një diktaturë ekstreme mbi të cilën do ta kishte shumë të vështirë lulëzimin një demokraci e kulluar. Edhe pse përkufizimin më të saktë për demokracinë e sjell Linkolni si "Pushtet i popullit, dalë nga populli dhe për popullin" demokracia është term i lashtë grek: demos-"popull" dhe kratis-"sundim", pushtet. Sipas Sartorit përkufizimi është shumë më kompleks pasi nuk përputhet plotësisht me etimologjinë e fjalës"demokraci" edhe për shkak se demokracia keqpërdoret nga regjimet. Nëse i referohesh Greqisë së lashtë aty dallohej se gjendja e lirisë civile lejohej vetëm për një grup të ngushtë ku përjashtohej masa e madhe e skllevërve, grave, të huajve dhe individëve që merreshin me punë çnderuese dhe të vështira.

Sipas Aristotelit, Soloni ishte babai i demokracisë athinase. Kaosi politik dhe social në shekujt VII dhe VI p.e.s bëri që mjaft qytete greke të qeveriseshin nga tiranë. Athina u përpoq të shmangte këtë regjim duke zgjedhur Solonin dhe reformat e tij si mjet për zgjidhjen e krizës shoqërore dhe ekonomike.
Por a ishte Soloni demokrat?!
Le të analizojmë vargjet e tij:
Por a ishte Soloni demokrat?!
Le të analizojmë vargjet e tij:
"U kam dhënë masave pozitën që u përshtatet nevojave të tyre.
As nuk u kam vjedhur nderin, as nuk i jam nënshtruar lakmisë së tyre.
E ata që kishin shumë pushtet
që Ishin të lavdishëm e të pasur,
kam gjykuar se asgjë nuk duhet t'i privonte nga luksi dhe nga pozita e tyre.
Atëhere, u ngrita me mburojën time
për të mbrojtur të pasurit dhe të varfrit.
Kështu populli do të jetë më i gatshëm për t'u bindur zërit të udhëheqësve të vet.
Kur "kapistra" nuk është shumë e lirshme,
as shtrëngimi shumë i madh"
Pra Soloni shfaqet si dhurues i çdo të mire, të gjitha veprimet e vetës së parë na bëjnë të kuptojmë se ky udhëheqës nuk pyet askënd për veprimet e veta politike. Prirjet autoritare shpalosen në brendi "Kështu populli do të jetë më i gatshëm për tu bindur". Por që këtu mund të dallosh se si populli është ai që i ushqen sistemet, cilatdo qofshin ato, duke ua pakësuar ose shtuar jetëgjatësinë.
Babai i demokracisë nuk ishte demokrat, kjo shpaloset në të gjitha poezitë e tij të cilat ishin edhe platforma nëpërmjet të cilave ai e shmangu tiraninë. Pushteti ekonomik për Solonin kishte rëndësi të veçantë, ai njihet si themelues i Timokracisë e cila shtresëzonte shoqërinë ku një rol i madh i jepej shtresës së mesme për të thyer monopolin e aristokracisë. Soloni mund të ushtronte pushtet apsolut duke u lidhur me cilëndo parti por ai parapëlqeu të mos i pëlqente askujt, duke u bërë shpëtimtar i vendit dhe ligjvënës shembullor. Përmes modelit të tij kuptojmë se misioni i Demokracisë është SHMANGIA E TIRANISË.
Rasti i Shqipërisë (antropologjia e sistemeve)
Për shkaqe historike tek ne ka munguar antropologjizmi borgjez që sipas shkollës anglosaksone formulonte: Demokraci përmes Ligjit.
Ne jetuam dhe jetojmë në një antropologjizëm feudal ku formula është; Turma dhe prijësi. Retrospektivisht sistemet e dikurshme ishin; Mbretëria me popull dhe mbret.
Komunizmi; populli heroik dhe sekretari i partisë.
Ky lloj evolucioni i komanduar nga sistemet nuk arriti të prodhojë asnjëherë Antropocivilizim. Mungesa e individit si institucion, në një mjedis ku jeton parimi autotitarist "shteti jam unë" e mohon rolin e individit me të drejtat e tij dhe përgjegjësitë çka janë themel i demokracive.
Demokracia mund të rrezikohet nga qetësia dhe rendi sikurse dhe nga trazirat dhe mungesa e rendit sipas Brucher. Dhe pyetja që lind është: A janë protestat dhe tubimet pjesë e demokracive?!
Dhe pse protestohet?!
Është shumë e rëndësishme të dihet se si protestohet duke përdorur mjetet e duhura që nuk dhunojnë masën që proteston por as palën të cilës i drejtohet protesta. Cënimi i të mirave, mosgarantimi apo mohimi i tyre çon në protestë, edhe krizat apo fatkeqësitë krijojnë klimë proteste madje edhe irritimi kur autoritetet bëjnë indiferentin.
Po përse ndodh te goditet protestat?
Ka vetëm një përgjigje: sepse mungon institucionalizimi i protestës. Kur njerëzit protestojnë kundër një individi a kemi vallë të bëjmë me shtet demokratik?!
Jo, sepse njerëzit nuk besojnë në demokraci derisa protestojnë kundër një individi.Demokracia reale nuk është ajo që krijon një klub të fortë mes njerëzve, por ajo që lehtëson marrdheniet e tyre të ndërsjella. Kur paqja rregullon vetë punët e veta ajo shndërrohet në demokraci.
Fragment nga studimi gjatë programit Master në Institutin e strudimeve evropiane(2010-2012 ) Marjana Bulku
No comments:
Post a Comment