Sep 5, 2022

Opozitarizmi, ky filiz lirie

Opozitarizmi si kulturë e munguar 

   Opozitarizmi është kulturë e munguar në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri, e ndofta prandaj është kaq e vështirë ekzistenca dhe mbijetesa e tij edhe pse është një nevojë kaq jetike e munguar dhe e domosdoshme. Në vënde si Shqipëria ku mungojnë rregullat dhe standartet e ku lehtësisht liria ka si derivat ose kaosin, ose frikën, fenomeni i mungesës së opozitarizmit bëhet shqetësues pasi e shpie vendin dhe të drejtat në lakun e krizave të thella shoqërore, morale madje edhe ekzistenciale. Kur hedh sytë nëpër histori të afërta dhe të largëta sheh se sa i vetmuar, mohuar dhe dhunuar është "zëri që kundërshton", ai që nuk dakortësohet me të gjithë dhe me gjithçka por mbetet si një tentativë e vazhdueshme për dëgjim dhe respektim të principeve apo parimeve individualiste prej të cilave lind evoluimi. 

   Pikërisht këtu zë fill e nis logjika që i jep frymë opozitarizmit. Si një instrument që nuk i nënshtrohet grupit i cili jo gjithmonë ka të drejtë opozitarizmi bëhet embrion i një të drejte që hesht, i një të drejte që nuk duhet të dhunohet, i një të drejte që duhet të mbrohet. E keqja jo rrallë herë përqafohet nga turma, madje e kundërta është e vërtetë ajo vetëm sa e nënshtron atë pêr shkak të dy elementëve fatkeqë që mbisundojnë sjelljet njerëzore; servilizmi dhe të qenit sipërfaqsor. Edhe kur turma thërret dhe duartroket për dikë (mungesë thellimi dhe të menduari), kjo jo gjithmonë është për tju gëzuar. Si ta ndihmosh opozitarizmin?! Kjo nënkupton të jesh objektiv në perceptimin e realitetit, të njohësh problemet jetike që prekin dhe përndjekin jetët, të dallosh të keqen, të ndihmosh fatkeqin, të jesh i vërtetë dhe realist, të dëgjosh "zërin që s’flet dot", të jesh me të drejtat e të drejtëve në një botë ku jo çdo e drejtë e fituar/dhuruar është realisht e drejtë. Mund edhe të duket teorike renditja; 1, 2, 3 por opozitarizmi është edhe logjikë. Opozitarizmi dhe e vërteta jane gjithmonë bashkë dhe e vërtetë do të thotë fakt, ngjarje, përjetim, rrëfim, përllogaritje e të gjithave dhe dëshmi me çdo mjet e tyre.

   Opozitarizmi dhe mos heshtja ecin paralel, nuk ka armik më të madh të opozitarizmit se heshtja . A nuk heshtën të drejtat e shqiptarëve për infinit vjet ?! Dhe rezultati ishte nënshtrimi i tyre ndaj dhunës fizike dhe ekonomike për pa limit vjet . Opozitarizmi ka partner ndershmërinë dhe principet ;ato në familje , miqësi , shoqëri, organizatë ,etj. Duket teori por janë të drejtët ata që dhunohen më shumë në shoqëritë kur rolin e mbrojtësit të të drejtave e bëjnë jo pak herë pikërisht dhunuesit e tyre. Opozitarizmi dhe besueshmëria janë dy koncepte që kanë si bazë objektivizmin. Pra për sa kohë ekziston e vërteta: si fakt, si dokument, si dëshmi, si akt, si zë që ngre krye dhe ZË, opozitarizmi merr shtigjet e lirisë që vazhdimisht cungohet nga errësira përballë; ajo e iluminimit të rremë, dhunës, mohimit dhe denigrimit. Ndaj duhen dëgjuar viktimat e dhunës, ata që nuk flasin, flaken, denigrohen, ata sistemi i gjatë i pa lirisë i la të pa zë, të pa shkollë, të pa shpresë, të pa krahë. Dhe vonë nuk është kurrë të fillohet nga ata sepse e drejta flen mbi plagë të vjetra dhe të reja. Kurrë nuk është vonë për t’u kthyer aty ku zinxhirët e fajeve kanë zënë ndryshk prej lotëve të neglizhencës edhe të harrimit. 

Opozitarizmi është filiz lirie! 
Marjana Bulku

1 comment:

  1. Të dashur miq, unë quhem Elvana, kam pasur një problem me të dashurin tim 2 vite më parë, gjë që çoi në ndarjen tonë. kur ai u nda nga unë, nuk isha përsëri vetvetja, u ndjeva aq bosh brenda meje. derisa një miku im më tregoi për një magjistar që e ndihmoi edhe në të njëjtin problem. i dërgova email Dr EDIOMO-s drejtshkrimit dhe i tregova problemin tim dhe bëra atë që ai më kërkoi, për ta shkurtuar historinë e gjatë. përpara se ta dija se çfarë po ndodhte, i dashuri im më telefonoi dhe më tha se do të kthehej tek unë për vetëm 2 ditë dhe ishte shumë i lumtur që e kishte përsëri tek unë. ne kemi dy fëmijë bashkë dhe jemi të lumtur me veten tonë. faleminderit Dr EDIOMO për shpëtimin e marrëdhënies sime dhe për ruajtjen e të tjerëve gjithashtu. vazhdoni punën tuaj të mirë magjistari i shkëlqyeshëm EMAIL: drediomo77@gmail.com ose whatsapp atë në ; +2349132180420

    ReplyDelete

Featured Post

Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.

Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...