Vargje per pianoSi gishtat përmbi pianorrëshqasin mendimet e mia
teksa fleta e bardhë vizaton me gërma
ca vargje për tingujt
që aq bukur
me notat vallzojnë
e kurrë nuk u bënë monotone
edhe pse ka mijra vjet që pentagrame thurin
mbi tastiera ku tingujt vizatojne...
Ti notat,unë germat kërkoj.
mijra vjetesh...Pentagrami qindra fletësh
ku miliona tinguj shtegtojnëMe ritme që peshojnë prej ndjesish
që muzika fal
Bujarisht
e pa u ndal
Ëmbëlsi dhuron
E valëzon nëpër dallgë kohësh
Herë vjen, her shkon
e herë kumbon
prej jehonës .
prej atyre gishtave që prekin tastierën e bardhë...Tinguj të ambël shpirtit i mëkojnë
nëpër çdo pentagram që jetë jetës i dhuron
E bardhē fletëza imevallēzon me pentagramin tënd
gjuhë të ndryshme puthin notat e gërmat
Vitet i sfidojnë vallëzueshëm.
gishtat fluturojnë me tinguj fjalët dot s'i gjen e bardha fletëz ,miliona tinguj jetepentagrami thur.
No comments:
Post a Comment