Pothuajse tetë vjet më parë u ndodha në një rrugëtim drejt Parlamentit
Shqiptar. Me vete kisha ëndrrat e familjes time për demokracinë e
munguar dhe modelin e familjes ku isha nuse se si demokracia nuk mundet
të ndërtohet dhe funksionojë pa pjesën tjetër, atë që nuk mendon si ty,
por të dëgjon, kundërshton, debaton , korrekton e nga ku natyrisht unë
mësova shumë.Një rrugëtim që pati destinacion të çuditshëm, por më mirë
që ndodhi ashtu pasi shumë gjëra të jetës time mbase do të kishin ngelur
peng i atyre mundësive të limituara të cilat më shumë të pamundura
shpesh herë i bën mjedisi shoqëror, politik , partiak që nuk mundet
kurrë të jetë jo partiak. Po të kishte patur destinacion ai rrugëtim nuk
do të kisha mundur të jem sot këtu në tempullin e demokracisë ,
parlamentin e Ontarios ku kam rastin të jem e ftuar nga Bashkësia
Shqiptaro-Kanadeze e cila këtë muaj feston Trashëgimninë kulturore
shqiptare tashmë edhe me një ligj të posatçëm për formulimin, advokimin,
lobimin dhe miratimin e të cilit është punuar nga një grup pune i
kryesuar nga Dr Ruki Kondaj , Laura Albaneze , Ilir Lena, Ramazan
Këllezi, Iliaz Loku, një grup që i ka dhënë këtij ligji edhe më shumë
jetë dhe histori shqiptare, figura që na nderojnë në çdo kohë,
trashëgimni kulturore si vlerë që rron përjetë. Teksa ndjek me sy të
gjallë këtë mjedis ku historia,arkitektura, rregulli e disiplinon aq
shumë politikën aq sa duket se të gjitha këto së bashku e kushtëzojnë
politikën dhe jo politika ato siç ndodh rëndom tek ne.Në mars të vitit
2015 kisha asistuar në parlamentin e Ontarios me ftesë të zonjës Kondaj
dhe kishim dëgjuar seancën e Leximit të Parë të Ligjit për Trashëgimninë
shqiptare. Kisha parë e dëgjuar nga parlamentarët e Ontarios për rreth
dy orë se si flitej për Skënderbeun, Nënë Terezën, valët e emigracionit
shqiptar ,sjelljet e shqiptarëve në liri dhe jo liri çka përcaktojnë
edhe thelbin e karakterit,ishte folur edhe për regjimet e padrejta të
cilat janë fatkeqsi me pasoja të thella mbi të cilat lulëzojnë edhe
vlera si besa, mikpritja, nderi, që përbëjnë kode morale në shoqërinë
shqiptare.Është e pamundur të mos meditosh nëpër këto holle që të çojnë
në tryezat ku merren vendime e kryhen shërbime duke pyetur dhe dëgjuar,
thirrur dhe komunikuar, ftuar dhe mirpritur ata që janë lënda e
demokracive; njerëzia.Është e pashmangshme të mos i thërrasësh arsyes e
ta pyesësh retorikisht pse vallë në vendin nga ne vijmë politika është
gjithmonë e ndaluar dhe aq larg interesit publik, dikur e mbyllur
në"Pallate ëndrrash" sot më keq se kaq?!Është hera e dytë që ndodhem
këtu , tashmë me një siguri legjitime ku bashkë me ne festojnë edhe
parlamentarët e Ontarios, të të gjitha krahëve të politikës . Demokracia
është mirësjellje lirie, ku ti pasi ke thënë gjithçka bazuar në fakte
dhe argumenta, akte dhe projekte i bën njerëzit bashkë edhe pse ata mund
të jenë të ndryshëm. Është padyshim një ditë e veçantë kur kupton se
aktet e civilizuara vijnë prej komunitetesh të civilizuara. Dhe të
dëgjosh Inva Mulën në këto mjedise është win win siç thotë Zonja Ruki
Kondaj me gjuhë kanadeze stil. Dhe nuk besoj se ka dikush si ajo
gurgullimë me rrënjë të thella në kulturën shqiptare që me zërin e saj
të na sjellë edhe artin klasik edhe atë burimor me një mjeshtëri prej
Dive.Besoj se edhe parlamentarët kanadezë kanë mësuar mjaft prej
komunitetit shqiptar që jeton këtu , për gjuhën, simbolet tona kombëtare
dhe historike, artin e trashëguar dhe të kultivuar, famën e artistëve
tanë nëpër botë dhe natyrisht kanë akoma edhe më shumë për të parë e
mësuar rreth nesh. Një komunitet që identifikohet përmes kulturës ka
rastin më të mirë për tu bërë gjithashtu i pavdekshëm nëpërmjet saj. Dhe
ndërkohë një prej enigmave të mia më të mëdha se si një popull të cilin
e kanosin herë pas here diktaturat dikur ajo e sitemit politik dhe tash
ekonomik mundet që të lulëzojë vlera , duket se merr një farë përgjigje
, u dashkam zemra dhe mendje të mëdha që vlerat tona shpirtrore dhe
kulturore të mbijetojmë edhe kur terreni është mbytës.
Dy vjet më
parë e përjetova aktin e parë të kësaj ngjarjeje falë asaj që unë me
humor simbolik e quaj "Formula uno"Ruki Kondaj, jo veç për shpejtësinë
në timon por se ajo mbërrin gjithmonë fituese në destinacion, sot shoh
se këtu ka kaq shumë formula uno, Pasqyra shqiptare televizion,
Bashkësia shqiptaro-kanadeze,Shqiponjat e vogla,Shtëpia e shqiptarit
dhe pa asnjë dyshim Ambasadori Ermal Muca dibrani dhe miku im i
familjes! Zoti ju bekofte!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Featured Post
Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.
Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...
-
Eshtë pothuajse katër vjec kjo historizë por mbart kaq shumë emra, personazhe, problematikë saqë natyrshëm më nxit të jem falenderuese që k...
-
Këngëtarja dibrane Vera Laci gjatë vizitës së saj në SHBA ishte e ftuara jonë në Albanian Culture TV në ciklin ''Një jetë...disa ...
No comments:
Post a Comment