Kam parë sy që fshihen
e nga pas i kam ndjekur me dëshirën me ua ndie arsyen.
Kam parë sy që s'qeshin
e nëpër lot u kam ndjere dhembjen.
Kam parë sy që në sy s'të shohin,
duke iu ik shikimeve të paqta
të kaltqarta
se në thelb t'shpirtit u lëngonin gabimet
ca gabime t'trasha
të varfra.
Në sy kureshtarësh,
syfëmijësh
që duan me ditë e me mësu
adhurueshëm shikimet mpiksen
në projeksione mendimesh
që puthen.
Në sy fituesish
kur humbjet janë jo ankth
por hapi tjetër drejt jogabimit.
Në lot humbësish
dëshmitare fitoresh që nxisin triumfin.
Kam parë sy,
SY,
dëshmitare humbjesh
por edhe fitoresh.
Apr 24, 2017
Apr 11, 2017
Emigracioni, shkuma party dhe cadra e Lirisë
Emigracioni, shkuma party dhe cadra e Lirisë...
...Sa e dhimbshme kjo trilemë.Koha që jetojmë shfaq mangësi që e kanë të pamundur të faktorizojnë cka është e drejtë.E në kohë të tilla të padrejta, e drejta mjergullohet, dhe e ka të vështirë të orientohet drejt.
Emigracioni tashmë është padyshim një fenomen që e ka tkurrur cilësinë dhe përmbajtjen perspektive të jetës shqiptare,është një histori e gjatë qindra vjecare me bazë drama zhgënjimesh historike dhe me ritme progresive ku paralelisht me lashtësinë tonë si komb vihet në pikpyetje ekzistenca e tij.Valët e emigracionit kanë zbrazur pasuritë tona kulturore e gjuhësore por jo rrallë herë na i kanë ndërkombëtarizuar ato sidomos në kushtet e izolimit komunist ku padija, keqdashja ,ksenofobia mohuan të vërtetat tona mbi të shkuarën kulturore, politike e burimore që mund të ishte një themel premtues i të ardhmes tonë. Eshtë e dhimbshme të pohosh aneminë që i kanë shkaktuar kurmit shqiptar ikjet, vrastare është mosndalimi i tyre ,ndërsa pasojat që pjell emigrimi janë familjare , sociale e shëndetësore por prapë shpresë dhe rrugëdalje në kushtet e depresionit multi dimensional.I ngjan një porte të celur me një fluks të pandalshëm ku ekonomia dhe politika në vend që të jenë rregullatorë e parandalues janë nxitës të këtij fenomeni që i shkakton dallgë kaq të forta goditëse atdheut tone gjithmone te brishte .
Shkuma party ...edhe pse nuk e njoh dhe kuptoj si dhe pse u shpik, natyrshëm nënkuptoj efektet e saj shpërlarëse të mendjes, trurit, ku padyshim pasojat janë ato cfarë lë pas dehjeshkuma.Rinia duke qënë e pa maturuar dhe e tunduar pas grumbullimesh me bazë ritme shfrenuese është viktima e pare e saj por jo vetëm ajo.Familja dhe rrethi shoqëror e madje organizmat që për fat të keq nuk janë rrjete për të ndërtuar të drejta por degëzime për ti përfituar ato padenjësisht, mjafton protagonizmi i shpërlarjesh të tilla ku turma që shpërlahet është rolmodeli i asaj tjetrës jo protagoniste e për rrjedhojë jo perfituese e ''të drejtave'' të padrejta.Një fenomen c'edukues që interferon një shoqëri të tërë duke terrorizuar atë me ritmet agresive të një fenomeni ndaj të cilit e para fjalë që më vjen te them është MOS!
Cadra e lirisë për mua është një qiell lirie sepse i tillë është koncepti im për lirinë, liria është qielli që dielli ia qartëson ngjyrat, të fshehtat, mrekullitë ,rreziqet.Eshtë dije pa fund njohjeje perceptimi dhe përjetimi.Ne e takuam vonë lirinë, askush nuk na kishte folur për të, edhe nëse kjo kishte ndodhur nëpër tekste historie, pak- aspak të vërtetat na përplasën me konceptin liri duke ia deformuar përmbajtjen asaj.Të dëgjosh të flitet për liritë, për ato ekonomike, të zgjedhjes, politike, fetare ,nuk është kurrë humbje kohe, por kompesim i kohës së humbur.Të flasësh për lirinë është liria që bën të lirë të drejtën nga ku lind liria. Liria është rregulli që ravijëzon të drejtat dhe jo cdo e drejtë është liri, por edhe respekt i saj, pse jo edhe detyrim.Kur mungon liria e lëvizjes, bunkeret kufinjtë me gjemba nuk janë vetëm nje muzeum ku konservohet e shkuara me shperlarje artistike.Drama e saj nuk mund te luhet neper bunkarte por neper ato trualle te vertetash qe ende pikojne lot dhe gjak.Na mungoi liria e besimit dhe shpirti nuk diti të lutet të falet , të lusë të falë as sot.Na mungoi liria e tregut dhe i pangopur dhe e unshme është edhe sot uria.Jo liria pjell jo liri dhe të flasësh për të, të shkruash për të, të kuvendosh në liri është liria më e dobishme që ndërton Liri.
Trilema vazhdon prej kohësh nëpër një udhëtim historik nga ku të zgjedhësh dhe të të imponohet zgjedhja duke qene larg është një zgjedhë e re e një zgjedhe që nuk na la kurrë me zgjedhë edhe pse ne historikisht ëndërronim liri sepse nuk ka burg me te eger se mosdija, eshte si te endesh neper boten qe nuk ia njeh as shtigjet, as gjuhen e ku ne cdo cast je viktime e padijes.S'ka liri me te bukur se ajo qe te fal dija , s'ka ma bukur kur lirine e meson prej te diturish.

Subscribe to:
Posts (Atom)
Featured Post
Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.
Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...
-
Eshtë pothuajse katër vjec kjo historizë por mbart kaq shumë emra, personazhe, problematikë saqë natyrshëm më nxit të jem falenderuese që k...
-
Këngëtarja dibrane Vera Laci gjatë vizitës së saj në SHBA ishte e ftuara jonë në Albanian Culture TV në ciklin ''Një jetë...disa ...