Mar 7, 2019

500 vjet ikje...100 vjet duartrokitje

Samiti duartrokitës i një realiteti ulëritës
Ndodh shpesh që përpara se të rendisësh fjalët ngjyrat të të vijnë më shpejt në ndihmë. Kështu më ndodhi mua ndërsa mundohesha të gjej pak arsyje përtej valës duartrokitëse që rivjen si dallgë që trazon kohët, i zhvesh, i vesh, i qartëson, mjergullon.
Një retrospektivë e errët puthur me nje perspektivë pikpyetjesh ngjyrë rozë...
Nuk jam piktore, por sa herë që nuk gjej dot fjalët, ngjyrat më vijnë në ndihmë.
Simbolika e ngjyrave më shpie në dikur, diku, në diçka...sa shumë të tilla bashkë.

...Dikur i quajtën të arratisur, ua mohuan atdheun sepse kishin kaluar ilegalisht kufijtë e një vendi ku E drejta dhe Liria ishin ilegale.

...Pataj i quajtën huliganë sepse guxuan të tejkalonin mure ndërsa brenda u ishin murosur ëndrat për liri ekonomike, kulturore, politike. 

...Më vonë trupat e shumë prej tyre do të lundronin, fundoseshin, zhdukeshin detit të shpresës dhe zhgënjimit.

Featured Post

Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.

Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...