Aktorët e kësaj lëvizjeje u bënë studentët larg
ndikimeve familjare, zhveshur nga presione punëdhënësish dhe
ëndërrimtarë të një jete më të mirë në kushtet mizerabël që ofronte jeta
studentore përfshi këtu (ushqim, ngrohje, higjenë). Nëse do ju
drejtohesh bashkëkohësve të gjithë do kujtonin njëzëri se mungesa e
gjatë e dritave do rebelonte çdonjërin. Ai brez me ëndrra të thyera
prindërore nuk mund të ishte viktima e një tranzicioni tjetër ku po e
hidhte sistemi i kalbur. Një lëvizje që u përkrah masivisht nga
qytetarët e Tiranës të cilët vinin furishëm nga hyrjet anësore të
qytetit studenti, e më pas nga çdo hyrje e tij, frika kishte rënë
tashmë. Kur rinia e edukuar nxit të ardhmen, frika bëhet një barrierë e
pallogaritshme. Perkrah nje rinie te kthjellet ka me shume siguri e
garanci e gjithe shoqeria. E në këto kushte auditoret filluan të
braktiseshin
ndërsa sheshi i Qyteti Studenti priste e priste nga ata që mbartnin
ëndrra, ideale, shpresa, iluzione e ndofta edhe ambicie politike.
Pluralizmi politik, ky term tabu filloi të artikulohej dhe të nxiste
një platformë që do ti jepte një tjetër kah kësaj lëvizjeje, tashmë
drejt politikës. Dhe natyrshëm pranojme se politika është elitare edhe
pse në një
vend si Shqipëria historikisht elitat që mund të lindin politikanë
gjithmone janë sulmuar, mohuar, eliminuar. Kjo është pika e dytë e
diskutueshme që kërkon një mendim të thelluar jo vetëm të castit por
edhe
përtej tij. Lindën kështu protagonistët e kësaj lëvizjeje; me
studentë, profesorë dhe politikanë që natyrisht i përkisnin asaj shkolle
të të vetmes parti nënë. Një lëvizje që nuk u ndal, pasi u përkrah nga
gjithë Shqipëria, një frymë lirie që pati efekte të paprovuara, efekte
që po tentonin të korrigjonin gabime që kishin depërtuar në palcën
kurrizore të një territori ku i vetmi Universitet Shtetëror duhej të
kishte emrin e diktatorit Hoxha, ku në vend që të mësoheshin gjuhët,
kultura, historia jonë e lashtë ,shpenzoheshin me faqe e orë të tëra
histori partie konspektet më qesharake që pushtonin mendjen e kthjellët
rinore e plot ëndrra për të marrë më të mirën nga jeta me shtigje të
mbyllura. Dhe përsëris në një vend si Shqipëria ku elitat sulmohen,
politika bëhet gjithmonë e më e varfër, bastion i një pakice që nuk e
ndjek shumica.
Edhe pse bustet dhe emrat e diktatorëve ranë, ata kishin
hedhur rrënjë të thella në vetëdijen, sjelljen dhe veprimet e politikës
e cila jo pak herë ricikloi mbetjet e veta.Aktorët e dhjetorit janë
heronjtë e heshtur të historisë më të re të Shqipërisë, ca prej tyre
larg saj, pak nga ata pjesë aktivo-pasive e politikës e shumëca të
zhgënjyer prej saj arritën të përmbysin atë qē për 50 vjet kishte
shkaktuar dramën më të thellë njerëzore, të fjalës, të mendimit, të
dhunimit të të Drejtës që as sot nuk po mundemi tia gjejmë vendin. A
eshte levizja e dhjetorit unikale ne historine tone te re? padyshim qe
po pasi pati efektet me produktive duke ndryshuar nje sistem te kalbur
dhe duke sjelle pluralizmin ne Shqiperi, cilesia e pluralizmit dhe lloji
qe gjeneroi prej tij do te ishte nje tjeter diskurs qe mbase i ka
rrenjet ne menjanimin e aktoreve te atij dhjetori historik shqiptar.