Mëngjes i ftohtë marsi.Me hap të natyrshëm vrapues nxitoja të kap orarin të cilin për fat të keq gjithmonë e''tradhëtoja''.Rruga e mjergullt ,kryqëzimi që sapo kisha lënë pasi isha siguruar mirë me sy dhe shpirt që im bir kishte hyrë në shkollë, shiu i butë që kërciste mbi cadër dhe ankthi i orarit si trak trak hapash, m'dukej se artikulonin -"marjana''! Nuk ia ktheva kokën atij instikti fëminor kur poshte dritares më thërrisnin për ta bërë rrugën për në shkollë një herë Alketa, pastaj Lili, Donika...e nganjëherë të gjitha bashkë.Ia dhashë vrapit si fëmija kur një i panjohur e thërret.-Marjana! Më thirri disa herë zëri i ftohtë dhe insistues por që ma ngrohu atë mëngjes të mjergullt marsi me tis pranveror fëmijërie.Ktheva kokën drejt zërit lutës. U ndala kur pashë që ajo u drejtua me nxitim drejt meje. E njihja mirë jo atë por historinë e saj. Përmes lotësh po më rrëfente jo pa nervozizëm se cfarë i kishte ndodhur.-Në dreq orari, -thashë me vete, -kjo paska hall.
Teksa fliste e fliste, mua më vinte ndër mend e shkuara e saj.Prindërit e mrekullueshëm që u ndanë aq shpejt nga kjo jetë duke lënë pas dy vajza nga ato që e meritojnë vërtet fjalën: të mira, njërën prej të cilave e kisha përballë.I kisha dëgjuar shpesh të mijtë në shtëpi kur tregonin se si ato katër të pushkatuar dhe 20 të arratisur të asaj familjeje me taban kishin paracaktuar fatin e shumë të tjerëve. Dhe kjo historia me fat të paracaktuar të ndjek, të përndjek.
-Pa punë, në mes të katër rrugëve, për një zënkë me... -po më shpjegonte duke u përlotur.
E dëgjoja me vëmëndje ,ashtu i ndjek të gjithë kur flasin, madje edhe pacientët këtu në punën e përditëshme, rus, kinez, meksikan apo hungarez(ves didagtikesh), por kur ajo fliste mes lotësh zëri i Ilirit m'a dublonte rrëfimin e saj ...
''Mezi u bëmë disa shok klase që të shkonim në varrimin e babait të saj kur ishim në gjimnaz, kishin frikë, u prishej biografia''
-Me kë po jeton? -e pyes shpejt pasi me zor gjej shteg rrëfimit të saj që nuk ndalon.E dija që nuk ka krijuar familje, e dija mirë se ajo kohë që për fat të keq ishte 5 dekada të linte pa shkollë, pa miq pa të ardhme.
Nuk e lashë ta vazhdonte sapo përmendi të motrën, atë mrekulli forme dhe përmbajtjeje. Madje ia lash ne mes edhe tregimin me gra ndërmarrjesh që grinden ku një si kjo pushohet nga puna,tjetra parakalon me krenarinë e triumfit se ka miq ka shokë ka farë e fis e mbase mund ta kishte pasur biografinë të mirë, nuk e di dhe as që dua ta di në fakt sepse njeriu e shkruan cdo ditë jetën e tij me akte nga familja e puna . Njeriu flet për cdo ditë përmes asaj që bën, që mundet të bëjë e do të donte të bënte edhe pse nuk mundi.
Ecëm bashkë atë mars 2010, ngjitëm shkallë e zbritëm shkallë,zyrash,pastaj as unë nuk u ngjita më atyre shkallëve ku nuk gjendej e drejta. Monologoja, doja që historinë e saj të dhimbshme ta ndjenin edhe pse e dija që jo të gjithë do të mund ta kuptonin.-''Duhet ta kesh përjetuar rrugëtimin drejt të drejtës për të cilin ti lufton dhe shpreson, përndryshe nuk mbjell dot besim'' -shprehej Dr Shpresa Xhakli ne ''Një jetë...disa histori'' këtu në Nju Jork.
E di mirë që liria për të jetuar, punuar,shkolluar janë bazale në këtë jetë dhe ti mbrosh ato është luks, por ti kërkosh kur ato të mungojnë është dramë të cilën vetëm ato që e kanë përjetuar ia dijnë tharmin. Sa herë që takoj njerëz që jetës i kërkojnë minimalen kuptoj se jam e pafuqishme dhe megjithate gjithmonë vrapoj që të bëj dicka, cfarë të mundem edhe kur nuk mund , ves marsian. Mars 2017
Mar 5, 2017
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Featured Post
Vlera e emocioneve, refleksioneve dhe kujtimeve njerëzore në kushtet e ftohtësisë së inteligjencës artificiale.
Asgjë nuk e zevendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht. Edhe p...
-
Eshtë pothuajse katër vjec kjo historizë por mbart kaq shumë emra, personazhe, problematikë saqë natyrshëm më nxit të jem falenderuese që k...
-
Këngëtarja dibrane Vera Laci gjatë vizitës së saj në SHBA ishte e ftuara jonë në Albanian Culture TV në ciklin ''Një jetë...disa ...
No comments:
Post a Comment